“Adezivi i sigurisë”/ Ja masa ekstreme italiane
anti-manipulim në zgjedhje, por Bersani gabon votimin

“Adezivi i sigurisë”/ Ja masa ekstreme italiane<br />anti-manipulim në zgjedhje, por Bersani gabon votimin<br>
Mes risive që ka sjellë ligji për reformën zgjedhore në Itali, i ashtuqujtiri “Rosatellum”, është edhe fleta e votimit me “adezivin antimanipulim”, një masë e ideuar për të ndaluar ndryshimin e votave duke përdorur fletë ku është votuar më parë.

Me pak fjalë, qytetarëve u jepet një fletë votimi me një kod progresiv alfanumerik i gjeneruar në seri, i njëjti që është i shtypur edhe në fletë dhe që shkruhet në regjistër.

Kryetari i komisionit në atë pikë heq adezivin e fletës dhe ballafaqon kodin me atë të shkruar në letër. Vetëm pas këtij kontrolli kryetari i komisionit e fut fletën në kuti, dhe pasi shkëput kodin e sigurisë fleta mund të bëhet sërish anonime.

Nuk dihet se sa efikas do të ishte në Shqipëri një ligj i tillë, duke menduar që vetë votimi me laps mund të ishte lehtësisht i manipulueshëm, e aq më tepër kontrollet e shumta burokratike për një fletë të vetme votimi, mund ta zvarrisnin shumë procesin dhe të sillnin vonesa, kur dihet se zgjedhjet në Shqipëri janë karakterizuar gjithnjë nga vonesa dhe zvarritje të qëllimshme, pikërisht me synim manipulimin e votave.

Megjithatë më në detaj, sipas ligjit italian:

Votuesi ia dorëzon kryetarit të komisionit fletën e votimit të mbyllur dhe lapsin. Kryetari konstaton përthyerjen e fletës dhe në rast se nuk është mbyllur mirë, e fton votuesin ta mbyllë, duke e detyruar të kthehet në kabinë, verifikon identitetin duke shqyrtuar firmën dhe vulën, dhe duke ballafaquar numrin e shkruar në fund të fletës me atë në regjistër, ia heq indeksin fundor duke ndjekur vijën me ndërprejre, heq vulën e sigurisë të fletës, kontrollon që numri progresiv të jetë i njëjtë me atë të vënë re para votimit dhe më pas e hedh fletën pa adeziv në kuti.

Kjo masë është ndërthurur për të shmangur që qytetari të marrë me vete dhe të hedhë në kuti fletë të falsifikuara, të plotësuara jashtë qendrave të votimit.

Pas votimit zgjedhësi nuk duhet ta hedhë fletën në kuti, sikurse ka qenë më parë, por duhet t’ia dorëzojë kryetarit të komisionit.

Por ish-kryetari i PD-së italiane Pierluigi Bersani që votoi sot në mëngjes në Piacenza, doli nga kabina dhe e hodhi fletën direkt në kuti, duke u kritikuar nga komisioni, që duhet t’i kishte kontrolluar siglën anti-manipulim dhe më pas ta hiqte.

"Sigla duhej hequr... ", i tha një anëtarë e komisonit, por ai i ra shkurt: "hajde se njësoj është, kërkoj ndjesë. E presim më pas”.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij