“Afër e larg koalicionit”, Mediu: 
Presim nga PD...vendos Duka!

“Afër e larg koalicionit”, Mediu: <br />Presim nga PD...vendos Duka!
TIRANE - Fatmir Mediu bëri sot të qartë se negociatat me Partinë Demokratike për koalicion të mundshëm në zgjedhjet lokale janë në dorën e Partisë Republikane...dhe kandidati i Durrësit për garën elektorale të 21 Qershorit, vijon të jetë pika kyçe për vijimësinë e këtyre negociatave.
 
Mediu tha se kandidati republikan Agron Duka është i duhuri për të garantuar fitoren e aleancës së djahtë në qytetin bregdetar, fakt ky i vërtetuar sipas tij nga sondazhet e kryera. Kreu republikan tha se “kushti” i vetëm në negociata është arritja e fitores së bashku, dhe në këtë kontekst tha ai, Partia Republikane do të vlerësojë të ardhmen e negociatave pasi Partia Demokratike të propozojë kandidatin e saj. Nëse ky emër në këndvështrimin e republikanëve, nuk i ofron mundësitë për të sjellë fitoren në Durrës përballë kandidatëve të majtë, atëherë tha Mediu, Partia Republikane do të dalë e vetme në zgjedhje.
 
“Ajo që ngelet për tu diskutuar është Durrësi. Kemi bërë një sondazh për Dukën përballë kandidatëve të PD-së dhe të PS-së ku rezulton që Duka është fitues dhe këtë ia thashë Lulzim Bashës. E rëndësishme është të mos hyjmë në aventura, thelbi në një garë elektorale është fitorja dhe respekti reciprok ndaj njëri-tjetrit. Nuk kemi vendosur asnjë kusht, kemi dashur që të fitojmë, kushti është që të fitojmë së bashku. Vendimi i ngelet strukturave të PR-së edhe vetë Dukës, nëse Duka do të garojë do të kemi garën tonë elektorale. Nuk ka një vendim përfundimtar, kemi pritur që të dalë një propozim nga PD që ta vlerësojë. Jemi afër dhe larg një koalicioni”, u shpreh kreu i republikanëve Fatmir Mediu.
 
Kryetari i Partisë Republikane e dha këtë deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së Komisionit parlamentar të Ligjeve. 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani