“Agnus Dei” i Agim Sopit shkëlqen
në Los Angelos, pesë nominime

“Agnus Dei” i Agim Sopit shkëlqen<br />në Los Angelos, pesë nominime
Çmimet e edicionit 2015 Maverick Movie Awards, do të ndahen në një gala mbrëmje më 15 tetor në Los Angeles të SHBA-ve. Filmi kosovar “Agnus Dei”,  me skenar dhe regji të Agim Sopit, është nominuar në pesë kategoritë kryesore për çmimin prestigjioz amerikan “Maverick Movie Awards”.  Agnus Dei është nominuar si filmi më i mirë, Agim Sopi si regjisori më i mirë, Astrit Alihajdaraj si aktori kryesor më i mirë, Zaklina Oshtir si aktorja më e mirë dytësore  dhe  Agron Vula si montazhieri më i mirë.

Maverick Movie Awards është ndër çmimet më prestigjioze që ndan industria e filmit amerikan. Vlen të përmenden vetëm disa emra emblematik të cilët kanë fituar këtë çmim në edicionet e mëhershme, si:  James Robertson /Abraham/, Martin Scorsese /Taxi Driver/, Jim Broadbent /Moulin Rouge/,  pastaj aktorët legjendar si Sophia Loren, Robert Redford, Isabella Rossellini, Armand Assante, James Cromwell,  e shumë të tjerë.

Edhe kësaj here, siç është bërë traditë, edhe pse prania e të nominuarve është rregull, regjisori Sopi thotw se ekipi i filmit “Agnus Dei” do të mungoj në Los Angeles për shkak të pamundësive financiare. Filmi kosovar Agnus Dei, gjatë muajit tetor do të shfaqet edhe në disa festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, si  Out of Africa International Film Festival – Nairobi, Kenya, New Haven International Film Festival - New Haven, USA, Open World Toronto Film Festival – Toronto, etj.Vlen të përmendet se me datë 10 dhjetor, Agnus Dei do të mbyll festivalin e madh  Delhi International Film Festival , që do të mbahet në New Delhi të Indisë.

Duke qenë pjesë e programeve zyrtare të më shumë se 115 festivaleve ndërkombëtare, “Agnus Dei” i ka sjellë Kosovës 45 çmime kinematografike, nga të cilat 38 çmime të para.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe