Kënga “virale” e brazilianit Michel Telo, Ai Se Eu te Pego, ngroh më shumë se zjarri.

Nxënësit e një shkolle në Polican kanë gjetur mënyrën më kreative për të harruar të ftohtin e acartë.

Profesorit të muzikës i janë dashur vetëm dy nota në firzamonikën e tij për të ndezur klasën dhe për ta transformuar orën e mërzitshme të mësimit në një festë me motive latine.

Video, e karikuar në Youtube një ditë më parë ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Vetëm brenda një ditë është parë mbi 13500 herë. ah/shqiptarja.com/