“Airport”, punësimi i administratës
Sindikatat:Të zbatohet meritokracia

“Airport”, punësimi i administratës<br />Sindikatat:Të zbatohet meritokracia
TIRANE- Punësimi i administratës dhe boshtet ku do të përqendrohet qeveria e re pas formimit në shtator, ka qenë temë e diskutimeve në emision “Airport” në televizionin “A1 Report”.
 
Duke u ndalur tek problematikat më të mëdha më të cilat përballen punonjësit në ditët e sotme, kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla, tha se nga qeveria e re kërkohet kalimi i Kodit të Punës në parlament dhe mirëfunksionimi i Gjykatës Administrative.
 
“Së pari nevojitet kalimi i Kodit të Punës në parlament, pasi ende nuk mund të vendosen raporte të drejta në këtë sektor. Dhe së dyti nevojitet ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Administrative për zgjidhjen e problematikave të punonjësve, sidomos për çështjet ligjore për largimin nga puna. Ka ende mijëra çështje që nuk kanë marrë zgjidhje, dhe ka vonesa në gjykim për shkak të burokracive”, tha Nikolla.
 
Ndërsa sa i takon luftës nda korrupsionit, Nikolla tha se “nevojitet krijimi i një taskforce antikorrupsioni, me juristët më të mirë në Shqipëri për t’u marrë vetëm me luftën ndaj korrupsionit dhe për garantimin e zbatimit të ligjit”.
 
Në fjalën e tij, jo vetëm pas mbyljes së zgjedhjeve të 23 qershorit, por edhe në takimet me qyterët në “Këndin e fjalës”, kreu i PS, Edi Rama, tha se punësimi do të bëhet sipas meritës. Ndaj dhe kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla tha se “sindikata pret zbatimin e meritokracisë, por kjo kërkon krijimin e një zyre që të realizojë përzgjedhjen e drejtë të punonjësve”.
 
Sipas gazetarit, Elton Metaj, sa i takon punësimit të të rinjve, tha se “duhet të merren akte konkrete, se si do të procedohet me selektimin e punonjësve, kriteret e përcaktuara, etj. Kjo periudhë deri në formimin e qeverisë së re duhet të shfrytëzohet sa më mirë në mënyrë që fjalimi i Ramës të kthehet në një program konkret”.
 
Në përgjigje të këtyre konstatimeve, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Milena Harito, tha se “qeveria e re e koalicionit të majtë, PS-LSI, do të dalë nga logjika e një ndarje të pushtetit me copa, siç ndodhi mandatin e kaluar, kur disa ministri mori një forcë politike, e disa një tjetër. Do krijojmë një qeveri ku gjithçka do të jetë e programuar, duke vënë theksin tek bashkëqeverisja”.
 
 
Ndërsa sa i takon taksës së sheshtë, Harito tha se “kjo politikë e bën më të thjeshtë ekonominë. Partia Socialiste është e vendosur që të përfitojë nga çfarë është ndërtuar, dhe të ndërtojë një administratë të lirë dhe funksionale”.
 
Duke u ndalur tek situata ekonomike e buxhetore në të cilën ndodhet vendi, Harito tha se do të bëhet një kontroll i përgjithshëm i situatës për të vlerësuar gjendjen aktuale, i cili do të bëhet transparent edhe për publikun.
 
“Për fat të keq dhe për shkak të mungesës së transparencës së qëllimshme të kësaj qeverie, ne do të bëjmë një audit të gjendjes. Dhe do ta publikojmë. Ky është një nga angazhimet tona, për transparencë të plotë të administratës. Kështu do t’i vëmë njerëzit përpara përgjegjësisë, dhe krijon mundësisë që të gjitha grupet e interesit të kontrollojnë gjithçka”, u shpreh Milena Harito.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë