Në ndarjen e çmimeve “American Music Awards” triumfues ka qenë këngëtari idhull për adoleshentet, Justin Bieber.

Ai arriti të rrëmbejë tre trofe në kategoritë “Artisti më i mirë pop/rok, “Albumi më i mirë pop/rock” si dhe “Artisti më i Mirë i Vitit”.

“Ky çmim është për të gjithë ata të më urrenin dhe që mendonin se unë do të qëndroja në skenë për vetëm një ose dy vjet.

Mendoj se do të jem këtu për edhe shumë kohë”, -është shprehur Bieber duke marrë një nga çmimet e fituara në këtë kompeticion.

Në këtë event ai u shoqërua nga nëna e tij, ndërkohë që prej pak kohësh është ndarë nga e dashura, aktorja Selena Gomez.

Gjithashtu edhe artistë të tjerë fituan çmime në kategori të ndryshme si Nicki Minaj, e cila fitoi dy çmime, atë për “Artisten më të Mirë në zhanrin Rap/Hip-hop” dhe për “Albumin më të Mirë” sërish në këtë zhaner.

Edhe këngëtarja Taylor Swift fitoi çmimin “Artisja më e Mirë” e zhanrit e muzikës kantri, trofe ky i rrëmbyer për të pestën herë nga Swift.


Fituesit e "American Music Awards 2012":


Artist of the year: Justin Bieber

New artist of the year: Carly Rae Jepsen

Pop/rock female artist: Katy Perry

Pop/rock male artist: Justin Bieber

Pop/rock band, duo or group: Maroon 5

Pop/rock album: Justin Bieber, Believe

Country female artist: Taylor Swift

Country male artist: Luke Bryan

Country band, duo or group: Lady Antebellum

Country album: Carrie Underwood, Blown Away

Rap/hip-hop artist: Nicki Minaj

Rap/hip-hop album: Nicki Minaj, Pink Friday: Roman Reloaded

Soul/R&B female artist: Beyonce

Soul/R&B male artist: Usher

Soul/R&B album: Rihanna, Talk That Talk

Alternative rock artist: Linkin Park

Adult contemporary artist: Adele

Latin artist: Shakira

Contemporary inspirational artist: tobyMac

Electronic dance music artist: David Guetta

(xh.k/shqiptarja.com)