“Amy” fiton si dokumentari më
i mirë në “Europian Film Awards”

Dokumentari për jetën dhe vdekjen e këngëtares britanike Amy Winehouse është vlerësuar nga Akademia Evropiane e Filmit si dokumentari më i mirë.

“Amy” me regji të Asif Kapadias dhe rrëfyer nga vetë babi i këngëtares ka konkurruar midis 201 dokumentar të tjerë nga e gjithë Europa.

Filmi më i Mirë Evropian u shpall filmi “Youth”, ndërsa aktorja britanike Charlotte Rampling është nderuar për arritjet jetësore. Ajo gjithashtu ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj në dramën “45 Years”, në mbrëmjen e së shtunës, në ceremoninë e mbajtur në Berlin.

Michael Caine ka marrë dy çmime, atij iu dha një çmim nderi dhe tjetri për aktorin më të mirë me rolin e tij në “Youth”.

Ndërsa çmimi për regjinë më të mirë i takoi italianit Paolo Sorrentino.
 
Ndërsa skenari më i mirë u shpërblye Yorgos Lanthimos, për dramën “The Lobster”, në të cilën luajnë aktorët Colin Farrell dhe Rachel Weisz. Animacioni më i mirë në “Europian Film Awards” u shpall filmi irlandez “Song of the Sea”.

Redaksia Online
Shqiptajra.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë