“Apartament 2XL” rikthehet të dielën

“Apartament 2XL” rikthehet të dielën
Kanë mbyllur me sukses edicionin e parë të ‘Sketch Show’ dhe do të rikthehen të dielën me ‘Apartament 2XL’. Në një intervistë për suplementin THASH & THEM, producenti i këtij spektakli, Turjan Hysko, premton një show humoristik me tematika, personazhe e batuta të reja. Përveç 3 musketierëve të Shblsh, Ermal Mamaqi, Julian Deda, Gentian Elezaj si dhe aktores Lisa Kujofska, në të do të marrin pjesë edhe aktorë të rinj që sipas producentit Hysko, me humorin e tyre do ta bëjnë për vete publikun shqiptar. Përgjatë këtij sezoni, pjesë e apartamentit të madh do të jenë të ftuar edhe personazhe të famshëm nga arti, politika, televizioni, etj

Kur do të rinisë ‘Apartament 2XL’?

‘Apartamenti 2XL’ do të rinisë këtë të diel në ekranin e Vizion Plus dhe Tring Digital.

Cili është koncepti juaj si producent për këtë sezon të ri të Apartament 2 XL?

Koncepti është i njëjtë veçse do ndryshojnë tematikat, personazhet, batutat dhe gjithçka që do improvizojnë aktorët.

Cfarë të rejash do të sjellë për publikun, ky show humoristik? A do të ketë aktorë të rinj në këtë spektakël, dhe nëse po do të mund të na zbulonit ndonjë emër?

Emra nuk do të zbulojë por mund të them me siguri, që do këtë prurje të reja, që besoj do se do ta tërheqin publikun e gjerë, dhe do ta bëjnë për vete atë.

Pjesë e pandarë e ‘Apartament 2XL’ kanë qënë edhe të ftuarit e ndryshëm, do të ketë përsëri edhe në këtë sezon të ri?

Sigurisht që do ketë të ftuar. Do jenë sërish personazhe të famshëm të botës së televizionit , politikës, artit etj.

A do ti riktheheshit përsëri idesë për një spektakël si ‘Sketch Show’?

Sigurisht! Sketch Show rikthehet direkt pas ‘Apartament 2XL’. Nuk e lemë publikun pa të qeshura.

Si Producent i këtyre dy spektakleve, cili nga këto dy formate ishte më i vështirë për tu realizuar?

Padyshim që ‘Sketch Show’, pasi ai ka shumë element brenda shfaqjes.

Po më shumë sukses sipas jush cili format ka patur?

Secili spektakël ka një specifike të veten. Janë dy forma krejt të ndryshme të të bërit humor. Publiku vendos në fund. Detyra jonë është ti servirim produkte sa më cilësore.

Nga eksperienca juaj cili humor e bën publikun më shumë për të qeshur?

Ato që kanë të bëjnë me aktualitetin, jetën e përditshme dhe politikën.

Kujt do ti këndoni këtë herë në Apartament 2 Xl?

Këtë nuk mund ta them tani, por publiku do të ketë mundësi ta zbulojë gjatë puntatave të Apartament 2 Xl-së.

A keni ndonjë projekt të afërt si këngëtar?

Projektet e reja janë një këngë dhe videoklip i ri.

Jeni duke bërë disa gjëra të rëndësishme njëherësh. Sa e vështirë është kjo gjë për ju?

Asgjë nuk është e vështirë nëse je i qartë për ato që kërkon dhe je objektiv në gjykimin e rezultateve. Mendoj që çelësi i të realizuarit të disa gjërave paralel është stafi i kualifikuar dhe me talent. Unë mendoj që kam një staf për të cilin jam krenar dhe me fat që e kam.

Keni ndopak kohë të lirë për veten tuaj?

Gjithmonë duhet gjetur kohë e lirë për veten. Sigurisht që edhe unë mundohem të gjej momente pushimi dhe qetësie.

Ju jeni autori i disa produksioneve të suksesshme. Si të lindin idetë?

Është një proçes i gjatë dhe nuk do të mjaftonte një gazetë e tërë për të përshkruar. Pastaj unë mendojë që nuk ka receta krijimi! Gjithçka vjen natyrshëm.

Po sa i përket ‘quiz- show’ “Familja”. E arrite suksesin që ti prisje?

Familja është një show i cili ka për qëllim edukimin,argëtimin dhe mbi të gjitha dhënien e një mesazhi shumë të rëndesishëm për mendimin tim: “Familja është thelbi i një shoqërie! Sesa sukses arriti besoj që këtë gjë e vendos audienca.

A keni ndonjë projekt të afërt si këngëtar?

Projektet e reja janë një këngë dhe videoklip i ri.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024