“Armiku i Popullit” me Bajrush
Mjakun shkon në Norvegji

“Armiku i Popullit” me Bajrush<br />Mjakun shkon në Norvegji
Shfaqja “Armiku i Popullit” me tekst të Ibsenit dhe me regji të Dino Mustafiq do të udhëtojë në Skien të Norvegjisë. 
 
Konferenca e Ibsenit që mbahet tradicionalisht në Norvegji këtë vit trajton temën më universale “Të vërtetën”. Aktorët më të njohur të Shkupit e Prishtinës, që luajnë në shfaqjen “Armiku i Popullit”, do të jenë pjesë e kësaj konference.
 
E realizuar nga "Teatri i një aktori" nga Shkupi dhe Teatri "Oda" nga Prishtina në interpretimin e dramës së Ibsenit marrin pjesë aktorët Bajrush Mjaku, Bislim Muçaj, Ilire Vinca, Alban Ukaj e Arta Selimi Kjo shfaqje do të jetë jepet para audiencës norvegjeze nga datat 12 deri më 16 tetor.
 
Shfaqja e parë do të prezantohet për pjesëmarrësit e konferencës dhe më pas do të shfaqet për publikun e gjerë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë