“Artistja e Javës: Ermonela Jaho në
 Washington me “Madame Butterfly”

“Artistja e Javës: Ermonela Jaho në<br /> Washington me “Madame Butterfly”
“Artistja e Javës: Ermonela Jaho do të debutojë në Washington rolin që vulosi karrierën e saj”.
 
Kështu shkruhet në njoftimin zyrtar të Operës Nacionale të Washingtonit për interpretimin e Madam Buterfly nga artistja shqiptare.
 
Ermolena Jaho do të ngjitet në skenë në datat 6, 8, 10, 13, 15, 18 e 20 maj.  Në faqen zyrtare të operës së Uashingtonit jepen vlerësime të shkëlqyera për sopranon shqiptare “Madama Butterfly" e Puccinit është një nga operat më prekëse dhe një nga veprat kryesore të repertorit.
 
Kjo opera është ajo që e bëri të njohur sopranon shqiptare në botë. E lidhur pazgjidhshmërisht me këtë rol, tashmë ajo e ka interpretuar në gjithë botën.

JAHO
(Posteri për shfaqjen "Madame Butterfly")


Vleresimet për artisten para premierës
Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe udhëtimit artistik të Ermonela Jahos
 
“Pas pushtimit të teatrove të mëdha në Nju Jork, Londër, Bologna, Paris dhe Venecia, Jaho këtë muaj bën debutimin e saj në Operën Kombëtare të Washingtonit me rolin e Ci0-Cio San. Sopranoja, kohët e fundit, u vlerësua nga kritika me fjalë të tilla si "Ermonela Jaho është e paharrueshme" dhe “Jaho të ndryshon mënyrën e të ndjerit”. Si një aktore e gjallë dhe plot shkëlqim ajo do të dhurojë një natë të paharrueshme në audiencat e Uashington DC, shkruhet në faqen zyrtare të operës.
 
Më tej shkruhet: “Dhe për ata që nuk janë në gjendje të marrin pjesë në debutimin e Jahos në DC, sopranoja do të vazhdojë të interpretojë "Butterfly"-in në Teatro Real këtë verë në korrik. Në nëntor ajo merr rolin në Champs Elysee përpara se të kryejë premierat në Metropolitan Opera.
 
Përveç rolit të Cio-Cio San, sopranoja u bë gjithashtu e famshme për interpretimin e saj të "La Traviata" të Verdit, "Suor Angelica" e Puccinit dhe "Anna Bolena" e Donizetti-t.

Ajo gjithashtu regjistroi një CD të njohur të operas "Zaza"-s që e realizoi në mënyrë të përkryer. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar