Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i ul me tre vite dënimin pilotin italian Girorgo Riffromato të dënuar më 10 shkurt me 15 vite burg për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim e të mbetur në tentative”.
Vetë Rifformato i pranishëm në seancë ka kërkuar pafajësi duke pretenduar se hetimet e prokurorisë nuk faktojnë përfshirjen e tij në trafikun e Drogës, por gjykata e apelit ka vendosur të prish pjesërisht vendimin e kolegëve të tyre në shkallë të parë duke reduktuar dënimin nga 15 në 12 vite burg.
Si në seancën e 1 Shkurt 2016 Rifforamto ka pretenduar sërish pafajësi duke këmbëngulur në argumentin se avioni i tij pësoi defekt teknik dhe në Shqipëri ai kish mbërritur për turizëm.
Por ky pretendim u rrëzua duke lënë në fuqi dënimin me një reduktim që sipas gjykatës vjen për shkak të gjendjes shëndetësore të pilotit dhe moshës së tij të thyer që sot është 70 vjeç.
Piloti i avionit të rrëzuar në Divjakë pas të cilit u zbulua një grup kriminal i trafikut të drogës ishte i vetmi që nuk pranoi gjykim të shkurtuar pasi shqiptarët e përfshirë në këtë rrjet përfituan ulje dënimi duke pranuar fajësinë.
Për bashkëpunëtorët e Pilotitit, shtetasit Sajmir Bajrami , Marenglen Ymeraj , Kristjan Demce, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe, Orgest Bilbili gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda dha në total 47 vite burg.
Ndërsa më 10 Maj 2014 ata u arrestuan në flagrancë dhe ju sekuestruan plot 6 thasë me lëndë narkotike me një total prej 390 kg cannabis.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO