TIRANE- Banda e “Babagjyshëve” që sipas prokurorisë drejtohej nga i arratisuri nga burgjet greke Ilir Kupa, dyshohet se ka marrë pjesë dhe në grabitjen me armë të 60 milion lekëve nga Spitali Amerikan në Tiranë. Ngjarja është rregjistruar në 8 tetor të vitit të kaluar dhe se ka të njëjtin mekanizëm me atë që kryente dhe grupi, anëtarët e të cilit tashmë të arrestuar.
Sipas akuzës, pjesëmarësit në këtë grabitje kanë qenë në dijeni të lëvizjes së parave nga arka e spitalit në bankë. Ditën e ngjarjes, grabitësit kanë arritur të neutralizojnë me armë shumë shpejt policët privatë dhe më pas të vjedhin shumë prej rreth 3.169.500 lekë 24.620 euro dhe 1700 dollarë. Për këtë grabitje Krimet e Rënda, kanë rimarë në pyetje të penduarin e grupit kriminal, Agustin Sula, i cili ka treguar se për këtë ngjarje nuk ka qënë pjesëmarrës, por sipas mekanizmit të kryer, mund të kishin marrë pjesë anëtarët e grupit që drejtohej nga shtetasi Ilir Kupa.
/Shqiptarja.com