TIRANË - Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi është marrë sërish në pyetje gjatë ditës së sotme nga Prokurorët e Krimeve të Rënda, në lidhje me konflikte të mundshme që ai mund të ketë patur me Marjon Mitron, ish-punonjësin e Inspektoriatit Urbanistik të Vlorës, i arrestuar pak ditë më parë.
Burime për A1 Report nga grupi hetimorë bënë me dije, se kjo seancë pyetjesh është bërë duke ballafaquar deklarimet e Marjon Mitros të arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e porositësit të eksplozivit të vendosur në makinën e Dervishit.
Në qëndrimet e tij publike, Dervishi ka deklaruar se nuk e njeh Mitron ndërsa ky i fundit ka mohuar në gjykatë të ketë porositur vendosjen e tritolit në makinën e prefektit duke arguemntuar se ska patur asnjë arsye, e për më tepër ka njohje miqësore me të.
Grupi i hetuesve është i rezervuar në lidhje me dëshminë e Dervishit, dhe është dëshmija e dytë dhënë nga Besnik Dervishi për Prokurorët e Krimeve të Rënda. Për bandën e tritolit janë arrestuar katër persona, ndërsa dy kushërinjt, Genid dhe Andon Mëhillaj rezultojnë ende persona në kërkim nga policia.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com