“Basha më ka lënë borxh 6
herë më të madh se buxheti”

“Basha më ka lënë borxh 6<br />herë më të madh se buxheti”
TIRANE- Para bordit të prindërve të Tiranës, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj rikujtoji borxhin prej 31 milionë dollarë që kishte lënë Lulzim Basha, një borxh sipas tij 6 herë më i madh se buxheti vjetor i bashkisë. “Vetëm borxhi që kemi sot është 31 milionë dollarë. Në një vit, bashkia shpenzon 5 milionë dollarë për të investuar në një qytet me një milionë banorë.

Në momentin kur janë shpenzuar dhe faturuar 31 milionë dollarë, praktikisht kemi harxhuar gjithë fondin e investimeve të bashkisë në 6 vitet e ardhshme. Kjo do të thotë që të nisim invetsimet në vitin e tretë të mandatit të dytë”, - tha Veliaj. Sipas tij, nëse Bashkia nuk do të kishte kaq shumë borxhe, me këto para do të ishin ndërtuar gjimnaze të reja. Megjithatë ai tha se në fund të 4 viteve do të kemi një situatë më dinjitoze dhe se do të marrë përsipër të zgjidhë situatën e borxhit të bashkisë.
 
Shkollat
Kryebashkiaku u shpreh se zgjodhi të fillonte punën e tij me çerdhet, pasi gjëndja e tyre ka qenë e mjerueshme. “Unë vet nuk kam fëmijë, por kam parë çerdhe ku rritej si me qenë pemë myku nga muret dhe rriteshin kërpudha nga muret, aty ku flejnë fëmijët e qytetit të Tiranës.

Është e patolerueshme sepse në qoftë se dikush është në 9-vjeçare apo në gjimnaz, gjithsesi ka imunitet, gjithsesi ka fuqi fizike të përballojë promblematika të kësaj natyre. Për dikë që është në çerdhe dhe për një prind që le fëmijët në çerdhe si mjeti i fundit në mungesë të prindërve apo gjyshërve që mund t’i mbajnë është e patolerueshme, kjo është arsyeja që filluam me 31 çerdhet”, - u shpreh Veliaj para përfaqësuesve të prindërve.

 
Projektet
Lidhur me situatën e krijuar me godinat arsimore, kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se nga viti tjetër do të fillojë të zbatohet masivisht koncepti i shkollave si qendra komunitare. Veliaj tha se po hartohet një projekt me Qendrën e Zhvillimit Ekonomik të bashkisë që të bashkëpunohet me mësues që mund të kenë dalë në pension, ose mësues të rinj që janë duke bërë stazhin, për të ndihmuar nxënësit me kurse edhe pas orëve zyrtare të mësimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dëgjoi disa prej shqetësimeve të bordit të prindërve, ndërsa garantoi se të paktën 1 herë në 3 muaj do të ketë një takim të strukturuar me ta, për t’u njohur me nevojat e shkollave. Kryetari i Bashkisë ftoi të gjithë prindërit që të bëhen pjesë e bashkëbisedimeve me bashkinë për t’u siguruar që të kenë shkolla më të mira për fëmijët e qytetit.

Veliaj vlerësoi bordin e prindërve si shumë të dobishëm për të patur një situatë më dinjitoze me institucionet tona arsimore. Gjithashtu ai bëri të ditur se brenda një kohe të shkurtër Bashkia e Tiranës do të rikthejë pagesën prej 50 mijë lekësh të vjetra për nxënësit më të mirë të shkollave.
 

Klosi: Marrëveshje për njohjen e diplomave
 
Duke raportuar për arsimin profesional në Komisionin e Edukimit, Ministri Blendi Klosi u shpreh se çdo i ri që merr një profesion është i aftë për të punuar edhe në tregun europian. “Sistemi dual që po fusim në jetë është një sistem që realisht garanton vlefshmërinë e diplomës po më shumë sesa vlefshmërinë e diplomës vlefshmërinë e njohurive që ka një i ri në arsimin e mesëm profesional. Do përpiqemi që edhe nëpërmjet reformës të kemi mundësi që të realizojmë atë partneritetin tre palësh shkollë -biznes- tregu i punës”- u shpreh Klosi para deputetëve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool