TIRANE- Ish kryeministri Aleksandër Meksi shprehet kundër rrugës që po ndjek politika për reformën në sistemin e drejtësisë. Gjatë një interviste për emisionin “Debat” të gazetarit Roland Qafoku, ish kreu i qeverisë së parë pluraliste pas rënies së regjimit komunist, shprehet se ndryshimet kushtetuese po bëhen vetëm nga njëra palë, ndërsa e cilëson të gabuar lënien e paketës së reformës në drejtësi në dorë të ekspertëve. Sipas tij, shteti ndërtohet nga politika dhe jo nga ekspertët, pasi në kushtet aktuale, vëren Meksi, parlamenti është nxjerrë nga funksioni.