“BB5”, ikën Klaudia, Vlashi dhe
Anila eleminohen, hyjnë 3 të rinj

“BB5”, ikën Klaudia, Vlashi dhe<br />Anila eleminohen, hyjnë 3 të rinj
TIRANE- Ka qënë një mbrëmje plot surpriza ajo që shoqëruar spektaklin e së shtunës, të reality show-t më të ndjekur, Big Brother Albania. Modeli shumë i komentuar, Vlash Martika është eleminuar nga publiku duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 milion lekësh. Ndërkohë që loja ka vazhduar për 2 të nominuarit e tjerë, Lorenën, Edgarin. Surprizë ka qënë edhe largimi me dëshirë i një prej konkurrenteve më të forta të këtij reality show, si Klaudja. Pas një jave të tensionuar dhe me shumë debate me banorët e tjerë , 24 vjeçarja nga Tirana ka sqaruar për organizatorët dhe opinionin publik se nuk ndjehej më komode në shtëpi dhe ka patur disa momente të luhatjeve të humorit, shkaqet e të cilave ajo nuk i ka shpjeguar. "Nuk di se çfarë po më ndodh", tha Klaudja. Ka qënë e vështirë kam pasur goxha luhatje për qëndrimin tim këtu brenda, ndihem sikur më mungon ajri, më duket sikur e kam ezauraur gjithë qëndrimin në shtëpi", u shpreh Klaudja e cila kishte fituar 2 javë imunitet për qëndrimin në BB. Vajza nga Tirana, menaxhere në disa prej lokaleve më në zë të kryeqytetit ka mohuar fakti se refuzimi i dashurisë së saj nga Erioni, mund të ketë qenë një prej arsyeve që e shtynë të dilte. Pasi ka këmbëngulur se ajo është tjetërsuar ditët e fundit, Klaudja i është përgjigjur pyetjes së Arbana Osmanit, nëse donte të dilte: Po, dua të dal sot. Ajo ka sqaruar gjithashtu se kjo sjellje e saj nuk ka të bëj fare me varësinë e lëndëve narkotike, siç ishte komentuar edhe nga banorët brenda shtëpisë. Dalja e Klaudjas është komentuar edhe nga opinionisti Arjan Konomi, i cili tha se, "ke qënë ti problemi brenda shtëpisë dhe jo banorët, pasi ti nuk u le hapësira për të komunikuar me ty". Konkurrentja u shpreh në studion e BB, se kjo eksperiencë ka qënë sukses por edhe dështim për të. Kjo dalje e papritur e Klaudjas është komentuar edhe në Facebook. Në faqen zyrtare të Big Brother në këtë rrjet social, shumë prej ndjekësve kanë qënë dakort më këtë dalje të Klaudjas.
Një tjetër eleminim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e BB. Ka qënë Anila ajo që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një televotim nga publiku vendosi që Anila të linte largohej nga loja. 4 banorët që kishin imunitet, Ermali, Liami, Genta dhe Arbri shpëtuan disa banorë dhe tre banorët e mbetur si, Graciano, Lorena dhe Anila dolën në një televotim të papritur. Një tjetër moment i rëndësishëm i spektaklit ka qënë edhe klipi i rezervuar për Edgarin. Dy ditë më parë gruaja e tij humbi fëmijën e tyre për shkak të një aborti spontan. Edgari sqaroi për publikun arsyen e kthimit në shtëpi, duke nënvizuar se ka qënë vet Albana ajo që i ka kërkuar që ai të kthehej përsëri në lojë. "Nuk vendosa të rikthehesha unë, vendosi Albana që të rikthehesha. Jam shumë krenar dhe deri diku i surprizuar që ajo mblodhi fuqitë për të marr këtë vendim, i jam mirënjohës asaj", u shpreh Edgari.
Ndërsa opinionisti Arjan Konomi, tha se, kjo është një provë e madhe nderi dhe krenarie për Edin. Ai u kthye edhe në respekt të atij publiku që e ka mbështetur çdo javë", u shpreh Konomi.
"Vëllai i Madh" sjell gjithmonë surpriza për publikun. Pjesë e këtij reality show u bën edhe disa banorë të rinj. E para ishte Grandiola, 32 vjeçarja me origjinë gjysëm nga Tirana gjysëm napolitane. Ajo është punojëse në Ambasadën italiane në Tiranë. Një tjetër banorë që u bë pjesë e BB ishte edhe Gerta. 23 vjecarja nga Vlora jeton aktualisht në Tiranë. Ajo ka përfunduar studimet për Drejtësisë dhe uron që në të ardhmen të bëhej një avokate e zonja. Një tjetër pasion i saj është muzika, ajo ka qënë pjesëmarrëse në Top fest 6. Një tjetër konkurrent nga Vlora u bë pjesë e BB, ai ishte Dritani. Vëllai i Madh kishte rezervuar edhe një surpzië të veccantë për Erionit. Ai pati mundësi të kishte shtëpinë e tij brenda shtëpisë së Big Brother.Ai ndoqi edhe një klip ku protagonist ishte babai i tij, i cili u shpreh se ishte krenar për Erionin.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri