HISTORIKU
Ndërtuar në fillim të shekullit të XX, monumenti i kategorisë së 2-të i Babametove ngrihet në zonën e pazarit në Gjirokastër. Muret e katit përdhe janë mbase të mesit të shekullit të 18-të, në kohën e përtëritjes nga njëri prej zjarreve shkatërrues të rënë në pazar. E lindur prej hirit të saj, kjo ndërtesë e re, më e lartë tashmë, ka pritur tregtarë për thuajse 100 vjet te ekzistences së saj. A do të ketë ky monument të ardhme? Dhe si mund të jetë ajo? CHëB i është përgjigjur këtyre pyetjeve,duke e restauruar për ta kthyer në një qendër artizanale dhe një vend për studiuesit e ardhshëm të historisë të paçmuar të Gjirokastrës.
Godina u ndërtua kohë më parë duke marrë për bazë planet e një arkitekti austriak me përvojë, pati mure te suvatuara me gëlqere dhe dysheme druri. Kjo lavdi humbi njëherë,por u rifitua falë restaurimit të kryer nga CHëB.
TEKNIKAT E DIKURSHME
PËrse ripërdorimi i teknikave dhe materialeve të humbura ishte aq i rëndësishëm gjatë proçesit te këtij restaurimi? Kur lagështia depërton në një mur guri shekullor i vetmi material që mund ta nxjerrë atë jashtë është gëlqerja. Kur vaji tradicional përdoret në dru e bën atë rezistent për shekujt në vazhdim. Kur né përdorim ujë me hi dhe tullë të thërmuar,e përzier kjo me gëlqere dhe pigmente toke organike në fasadë né përfitojmë një ngjyrë ku drita e diellit dhe hijet në mëngjeset e Gjirokastrës do ti japin kësaj fasade një hijeshi e ndriçim të veçantë-ndriçim e dritë që do të përcjellë historinë e gjatë e të humbur të një arkitekti të vjetër që ndërtoi këtë ndërtesë të bukur dhe të atyre tregtarëve që punuan këtu kohë më parë. Punimet restauruese që venë në përdorim dhe ringjallin materialet dhe teknikat tradicionale janë mënyra më e mirë që të gjithë monumentet në Gjirokastër të tregojnë sërish historinë e tyre, ne dhe gjithë atyre që duan ta dëgjojnë. CHëB po ndjek mënyrën bashkëkohore por ende tradicionale të restaurimit ,mbase për herë të parë në Gjirokastër, dhe do të dëshironte që këtë eksperiencë ta ndante dhe me ju.
BËJE TËNDEN
Fondacioni Suedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij po hap një fushatë të re quajtur: “Beje TENDEN!”. Kjo fushatë ka për qëllim të angazhojë një diapazon të gjerë të personave të interesuar, ku sëbashku do të japim kontributin tonë për ruajtjen dhe rijetëzimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Ne po përfundojmë restaurimin e Monumentit të kategorisë së 2-të të Babametove-ajo që ngelet është të lyhet fasada. Këtë aktivitet të fundit restaurues ne do të dëshironim ta ndanim me kolegët tanë të mediave. Duke punuar sëbashku,né të gjithë do kemi mundësinë e kuptimit sa më të mirë të aspekteve të ndryshme të konservimit dhe të gjithë proçesit që shtrihet pas tij. Lyerja e fasadës me median ,qe do te zhvillohet te merkuren,28 Mars,2012 është i pari ndër aktivitetet restaurues/konservuese që do të organizohen nga CHWB në muajt në vijim-duke përfshirë fëmijët,banorët e Gjirokastrës dhe figura publike të ndryshme
CHWB është një Fondacion Suedez, i krijuar në vitin 1995 si reagim ndaj shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Bosnje dhe Hercegovinë. Me kohën ,CHëB ka zgjeruar aktivitetin e saj në gjithë vendet e Ballkanit perëndimor përmes punës dhe aktiviteteve me rrenjë në parimet e pajtimit ,restaurimit dhe ri-integrimit. Përveç zyrave qëndrore në Stokholm CHëB ka tre degë zyrash lokale në Ballkan: Bosnjë dhe Hercegovinë,Kosovë dhe Shqipëri. Që prej formimit të saj CHëB ka restauruar plotësisht më shumë se 20 monumente të rëndesisë kombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë,më shumë se 15 monumente historike në Kosovë,muret fortifikuese të qytetit të Kotorrit në Mal te Zi, si dhe ka kryer restaurimet e çative të monumenteve të kulturës në Serbi,këtu përfshihen kisha,mullinj dhe kantina vere.
(aq/shqiptarja.com)