“Beteja e shifrave”, 200 mijë
250 mijë apo 15 mijë protestues?!

“Beteja e shifrave”, 200 mijë<br />250 mijë apo 15 mijë protestues?!
TIRANE- Numri i pjesëmarrësve në protestën e opozitës ditën e sotme nuk rezulton i njëjtë nëse i referohemi atyre që shkruan kreu i PD, Lulzim Basha, atyre që shkruan në FB Sali Berisha, apo ato që raporton policia. Kështu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij para protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mesditën e sotme, pretendoi për pjesëmarrje të 200 000 qytetarëve. Vetëm disa minuta më pas, ish-kreu i kësaj force politike, Sali Berisha shkruan në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” për këtë protestë, duke pretenduar një pjesëmarrje më të lartë të protestuesve, 250 000.
 
Por sipas policisë në bulevard gjatë protestës kanë qenë rreth 15 000 persona, ndërsa një tjetër burim nga Partia Demokratike shprehet për prani të rreth 20 000 protestuesve.
 
Përtej qëllimit kryesore të shprehur të kësaj protestë, kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksave, apo kundër papunësisë, me sa duket ajo që shqetëson më shumë vetë PD është pjesëmarrja, e kthyer në një “betejë të shifrave”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën