“Bild”: Miqësorja Shtutgart-Laçi e
manipuluar, e trukuan shqiptarët

“Bild”: Miqësorja Shtutgart-Laçi e<br />manipuluar, e trukuan shqiptarët
Ndeshja miqësore Shtutgart-Laci është në dyshim të madh se është manipuluar. Kështu shkruan gjatë ditës së sotme gjermanja Bild për testin e zhvilluar pak ditë më parë në Portugali ndërmjet skuadrës së njohur të Bundesligës gjermane dhe skuadrës së Kategorisë Superiore Laçit që përfundoi me fitoren 5-0 të Shtutgarit.
 
Kështu Laçi bëhet skuadra e dytë shqiptare pas Skënderbeut që futet në vorbullën e manipulimit të miqësoreve të zhvilluar gjatë fazës përgatitore. Ditë më parë u fol për manipulim apo trukim edhe për ndeshjen Skënderbeu-Den Hag e luajtur në Spanjë.

Mediat gjermane ngrenë dyshimin se kjo miqësore mund të ketë qënë nën ndikimin e mafies së basteve. Ato komentojnë fazën përgatitore të Shtutgartit dhe e cilësojnë atë shumë të mirë me vetëm një njollë të zezë ,dyshimin për trukim të miqësores me Lacin. Janë vëzhguar kompanitë e basteve dhe fitorja e pastër dhe me goleadë e Shtutgartit kuotohej shumë.
 
Në këtë mënyrë dyshohet se Shtutgart –Laci është manipuluar.Por Bild kërkon të sqarojë diçka të rëndësishme që lojtarët gjermanë nuk kanë të bëjnë fare me trukimin por vetëm ata shqiptarë.
 
Mediat analizojnë se skuadra e Laçit luajti mirë në mbrojtje por më pas në 30 minutat e fundit papritmas lojtarët braktisën detyrat mbrojtëse dhe kundërshtarët shënonin lehtësisht.
 
laci

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore