Greqia do të ketë edhe më tepër nevojë për kredi dhe ndihmë financiare nga partnerët e saj europiane nga fillimi vitit 2014, vlerëson Banka Qendrore e Gjermanisë, sipas gazetës gjermane “Der Spiegel”.
 
Gazeta në fjalë i referohet raportit të Bundesbank, sipas së cilës parashikohet që qeveritë europiane do të bien dakord për një program ndihme për Greqinë nga fillimi i vitit 2014.
 
Këtë lajm të publikuar në medin gjermane nuk e ka përgënjeshtruar deri tani as Bundesbank, as ministria gjermane e Ekonomisë.
 
Banka Qendrore e Gjermanisë, thuhet në raport se përshkuran rreziqet që shoqërohen me paketën ekzistuese të ndihmës si “veçanërisht të lartë” dhe ushtron kritikë në miratimin e këstit prej 5.8 miliardë euro të kredisë për Greqinë, e cila u lëvrua muajin e kaluar nga ana e Trojkës, dhe karakterizohet si “e manipuluar dhe e imponuar politikisht”.
 
Megjithëse politikanë europianë përgëzojnë punën e qeverisë greke, përsa i përket përmbushjes së reformave, të cilat përbëjnë edhe kushtin e planit të shpëtimit, Bundesbank e përshkruan si “pothuajse të kënaqshme”, thuhet në shkrimin e gazetës në fjalë.

shkrimi i der spiegel
(Foto: Shkrimi i "Der Spiegel")

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)