Filmi me regji të Laura Bispurit do të prezantohet në Rrjetin e Kinemave Imperial dhe Cineplex, duke filluar nga data 29 tetor.Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Burrnesha”, me regji të Laura Bispurit ka udhëtuar në disa festivale ndërkombëtare me temën e një historie shqiptare, që është mbështetur në librin e autores Elvira Dones.

Filmi trajton traditën e hershme të ruajtur deri në ditët tona në Malësinë shqiptare, ku femrat betoheshin si virgjeresha dhe merrnin në dorë drejtimin e familjes, duke u veshur e mbajtur si burra. Në këtë film luajnë aktorët Alba Rohrwacher, Flonja Kodheli, Bruno Shllaku, Ilire Çelja dhe Luan Jaha, por edhe dy vajza të reja nga Valbona e Bajram Currit, Drenica e Dajana Selimaj.

Filmi “Burrnesha”, ka marrë pjesë në festivalin e Berlinit 2015, më pas në shumë festivale të rëndësishme dhe ka fituar çmime në Festivalin e Hong Kongut, Tribeca, San Francisco, Ortigia, si dhe ka marre pjesë ne Afi Los Angeles, Londer dhe është shfaqur në më shumë se 30 vende të botës.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)