“Carlsberg” fillon udhëtimin
kurajoz në Shqipëri

“Carlsberg” fillon udhëtimin<br />kurajoz në Shqipëri
Karsten Ankjær Jensen, Ambasadori Danez në Tiranë, beson se kjo është koha më e përshtatshme për Shqipërinë dhe Kosoven që të inspirohen nga kurajo e “Carlsberg”. Gjatë prezantimit zyrtar të birrës së famshme nderkombetare, ne 2 Shkurt ne Hotel Sheraton, Shkëlqesia e Tij vërejti:
- Që të dyja vendet janë në një fazë kritike të historisë, ku zgjedhjet që do të bëjnë, do të vendosin per fatin e tyre.
Para një dileme të tillë u gjend mbase edhe J. C. Jacobsen, i cili ne vitin 1847 themeloi “Carlsberg” në Kopenhagen, Danimarke. Ai mund të kishte ndërmarrë rrugën më të lehtë, duke ndjekur hapat e prodhuesve te tjere te birres, por ai zgjodhi të ndiqte udhën e vet. Ndaj sot, 165 vjet më vonë, birra Carlsberg është një shembull cilësie, trashëgimie dhe karakteri.
Prej fillimit përpjekja e tij kryesore ishte të permiresonte procesin e prodhimit dhe cilesise se birrës. Ndaj edhe inkurajoi një kërkim të përkushtuar shkencor, drejt përsosmërisë. Kjo solli zbulimin e majasë së pastër, per here te pare ne bote, e cila edhe sot mban emrin që nderon kompaninë “Saccharomyces Carlsbergensis“. Por kuraja e Z. Jacobsen shkoi përtej zbulimit, kur ai vendosi të mos e mbante për vete sekretin e birrës së mirë, por ta ndante me gjithë botën majane e paster – falas.
Duke ndarë me prodhuesit e tjere te birres, ne gjithe boten, zbulimin e majasë së pastër, Z. Jacobsen, krijoi bazën e birrave moderne te diteve te sotme dhe siguroi që ne çdo birrë të kete nga pak “Carlsberg” në të. Dhe kurajo për të eksploruar e për të ndarë me të tjerët, u bë edhe motivi udhëheqës i kompanisë, duke bërë që asnjë vend të mos i bënte dot ballë shpirtit pozitiv të birrës së famshme daneze.
Një nga arsyet e tjera, pa dyshim eshte edhe pasioni për të zbuluar mundësi të reja, të cilat mund të përmirësojnë ne menyre te vazhdueshme edhe nje birre të cilësisë së lartë si "Carlsberg". Ky përkushtim ndaj përmirësimit te cilesise ishte një ndër tiparet më të forta të Z. Jacobsen dhe ai u sigurua që të mbetej e tillë edhe në kulturën e kompanisë së tij, për brezat që do të vinin. Pak rëndësi ka se çfarë ndodh me ekonominë botërore, pavarësisht turbullirave të saj, njerëzit që drejtojnë kompaninë daneze, nuk do të bëjnë kurrë kompromise me katër përbërësit që mishërojnë një "Carlsberg" – përbërësit natyrorë, 100 % malt, lupolo unike dhe elbin me te mire.
Një prej aspekteve të shumta ku “Carlsberg” jep mbështetjen e tij më të madhe, është natyrisht sporti dhe më saktë, futbolli. Carlsberg ka nje trashegimi te madhe ne futbollin nderkombetar. Kompania ka mbeshtetur Liverpool FC dhe Arsenal dhe prej vitit 1988 është sponsori zyrtar i Kampionatit Evropian te Futbollit. Kjo do të thotë që “Carlsberg” do të jetë birra e zgjedhur në Poloni,Ukrainë, Shqiperi dhe gjithe boten gjatë UEFA Euro 2012 .
Ambasadori mbarëbotëror i Carlsberg, ne Euro 2012 eshte portieri i famshëm i kombëtares daneze dhe Manchester United, Peter Schmeichel. Legjenda e Manchester United do të përfshihet aktivisht në shumë aspekte të programit të grupit “Carlsberg”, si dhe ne ndërveprimin me fansat nëpërmjet faqes ne Facebook “Carlsberg”, ku edhe tifozët shqiptarë mund të bëhen pjesë e lojës “Fan Challenge”. Kjo lojë ofron mundësinë për të marrë pjesë në UEFA EURO 2012™ dhe çka është më e rëndësishmja, çon edhe drejt ëndrrës së madhe: Prezantimit të fituesit të çmimit ”Carlsberg Man of the Match”, i cili do te takoj yjet e futbollit evropian.
Profesionistët më të mirë të futbollit që do të synojnë trofeun këtë verë, kanë një gjë të përbashkët me “Carlsberg”: kurajën. Ata deri tani kanë treguar se janë kurajoz, kanë besim në vetvete dhe tek fakti se një ndër gjërat më të rëndësishme në jetë – për të mos thënë më e rëndësishmja – është të besh gjene e duhur. Kjo kurajo e frymëzuar nga Z. Jacobsen që në zanafillë të "Carlsberg , mund të çojë edhe tifozët shqiptarë në EURO 2012. Mjafton vetëm të tregojne kurajë dhe të marrin pjesë në lojë, në faqen e fansave të “Carlsberg”: www.facebook.com/Carlsberg. Bashkë me Schmeichel tifozët dhe fansat kete vit do të guxojnë të bëjnë gjene e duhur dhe do te shpërblehen me ”Carlsberg”.
Carlsberg Group eshte nje nder prodhuesit e birres me te medhenj ne bote me dy markat Carlsberg dhe Tuborg. Marka Carlsberg eshte ”perla e protofolit” dhe shitet ne mbi 140 shtete. “Carlsberg” i shtohet portofolit të birrave cilësore që importon kompania “United Albanian Breweries”. “UAB” pas suksesit me birrën “Tuborg”, vendosi të sjellë ne Shqiperi Carlsberg, i cili në vitin 1904 mori licencën për të furnizuar me birre Familjen Mbretërore Daneze.
Pra, pas gjithë hulumtimit interesant që bëmë për “Carslberg”, nuk mund të themi më shumë nga sa tha ambasadori danez Shkëlqesia e tij Karsten Ankjær Jensen, në mbylljen e fjalimit të tij, gjatë prezantimit të markës në Tiranë:
- Zgjedhjet më të mira që kam bërë në jetën time kërkonin kurajë. Nuk po flas për guximin e një ushtari por për kurajën, që kërkon ndërmarrja e një rreziku, kurajën që duhet për të bërë gjënë e duhur, kurajën që duhet për të dhënë e jo vetëm për të marrë. Dhe ky është shpirti i “Carlsberg”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar