“Carmina Burana”, muzikali i
ndaluar premierë në TKOB

“Carmina Burana”, muzikali i<br />ndaluar premierë në TKOB
Muzikali i kompozuar nga gjermani Carl Orff në vitin 1936, do të çel sezonin artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Baleti “Carmina Burana”, një produksion madhështor, do të shfaqet për publikun premierë në fillim të tetorit. Baleti do të sjellë në Tiranë koreografin e njohur hungarez, Youri Vamos, i njohur për audiencën me versionet tepër interesante që i ka bërë veprave më të njohura klasike. Duke i qëndruar gjithmonë besnik kesaj trashëgimie, ai ka prezantuar subjekte tradicionale dhe kjo ka qënë një nga arsyet e suksesit të tij. Sipas njoftimit për shtyp nga TKOB, pjesë e kalendarit të ri artistik do të jenë edhe disa premiera shumë të rëndësishme, produksione të medha dhe nuk do të mungojnë edhe përgjate këtij sezoni dhe artistë të ftuar shumë të njohur.

Një tjetër premierë baleti do të sjellë sërisht në Tiranë koreografin e mirënjohur tashmë edhe nga publiku shqiptar, Angjelin Preljocaj. Këtë herë trupa jonë e baletit do të interpretojë një pjesë koreografike moderne të titulluar “Noces” – Dasma, një pjesë e cila përsëri dëshmon për ndikimin e thellë të kulturës dhe traditave shqiptare dhe ato ballkanike në krijimtarinë e koreografit. Dasma, e cila shihet si një zakon ballkanik, shpaloset si një tragjedi e cuditshme. Në qendër është nusja, e cila nuk është e pranishme gjatë festimeve. Ajo kalon nga një familje në tjetrën ashtu si një monedhë e cila kalon nga një pronar në tjetrin. Ajo do të shfaqet vetëm në momentin e fundit dhe do të ecë ngadalë, me sytë mbushur me lot si në një marsh funebër, me të gjithë sytë e ngulur tek ajo duke dëshmuar pas vellos një dramë që nuk mund të injorohet.

Repertori
Nuk do te mungojë repertori operistik, i cili zë edhe vendin e parë në preferencat e publikut. Në mes të shtatorit do të jetë premiera e operas “Don Giovanni” e Mozart, e cila edhe një herë do të mbledhë artistët e TKOB-it me artistë të tjerë të huaj për të sjellë një shfaqje të bukur dhe me cilësi të lartë artistike. Ndërkohë, gjatë muajit tetor dhe nëntor do të rikthehen sërisht për publikun opera të cilat janë tashmë pjesë e repertorit të TKOB, Pagliaçi dhe La Boheme, të cilat u pritën shumë mirë nga publiku sezonin e kaluar.

Repertori koncertor, gjithmonë i pasur edhe i larmishëm, do të jetë i tillë edhe në muajt në vazhdim. Kompozitorë të njohur botërorë do të vijnë të interpretuar nga artistë shqiptar dhe të huaj. Edhe Ansambli Popullor do të sjellë si gjithmonë këngët dhe vallet e folklorit tonë të pasur. Përveç koncerteve të cilat janë tashmë pjesë e repertorit, Ansambli do të paraqitet me një koncert premierë me rastin e festave të Nëntorit të titulluar “Rruga e gjatë e historisë”. Sakaq, TKOB thekson së mjaft i rëndësishëm është edhe turi qe trupa jonë e baletit do të ketë pergjatë dy javëve në muajin dhjetor në disa qytete të Italisë me baletet “Coppelia”, “La Stravaganza” dhe “La Syplphide” me koreografi të Angjelin Preljocaj dhe Ilir Kerni.

Shkrimi u publikua sot (01.09.2015) në Shqiptarja.com, versioni print
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)