“Çamëria”, Idrizi: I zhgënjyer nga
Kotizas, qëndrim tipik provincial

“Çamëria”, Idrizi: I zhgënjyer nga<br />Kotizas, qëndrim tipik provincial
TIRANE - Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotizas gjatë qëndrimit në Tiranë, duke u ndjerë i zhgënjyer nga fakti se ministri për këtë çështje ka përzgjedhur të mësojë historinë e ekstremit të djathtë të Napoleon Zervës dhe jo ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë.
 
Në një ragim në rrjetin social Facebook, Idrizi shkruan se qëndrimi i Kotzias ndaj çështjes çame është i padrejtë pasi kërkon edhe një herë “fajtorët“ te viktimat.
 
“Është një qëndrim folklorik, tipik i provincializmit ballkanik dhe në kontrast të dukshëm nga qëndrimi fisnik e me vlera evropiane që mbajti një ditë më parë Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shultz, i cili kërkoi falje për masakrat e nazizmit”, - shkruan Idrizi në Facebook.
 
Për këtë arsye kreu i PDIU-së shtron pyetjet që nëse: Kotzias do të kërkojë falje për 5100 të vrarë, të masakruar nga një bashkëpunëtor i nazizmit si Napoleon Zerva? Po për pjesën tjetër të dëbuar në një spastrim të pastër etnik? Ata që luftuan paepur nazistët, të cilët sot z. Kotzias i mbron me fanatizëm, janë shembulli i gjallë i luftës së drejtë të shqiptarëve të Çamërisë. Ligji i luftës mes dy vendeve, një fantazëm historike, fatkeqësisht sot mbretëron si ligj në Greqi e që me sa duket ka humbur çdo lidhje ne antifashizmin nga buron dhe ka kaluar në përqafimin e ideve të papranueshme për Evropën.

Statusi i plote ne Facebook i Shpetim Idrizit
Jam thellësisht i zhgënjyer për deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias në Tiranë në lidhje me çëshjten çame. Me sa duket z. Kotzias ka përzgjedhur të mësojë historinë e ekstremit të djathtë të Napoleon Zervës dhe jo ashtu sIç ka ndodhur në të vërtetë. QëndrImi i tij ndaj çështjes çame, duke kërkuar edhe një herë “fajtorët“ te viktimat është një qëndrim folklorik, tipik i provincializmit ballkanik dhe në kontrast të dukshëm nga qëndrimi fisnik e me vlera evropiane që mbajti një ditë më parë Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shultz, i cili kërkoi falje për masakrat e nazizmit. Natyrshëm lind pyetja: Po ju z. Kotzias do të kërkoni falje për 5100 të vrarë, të masakruar e të përçunduar nga një bashkëpunëtor i nazizmit si Napoleon Zerva? Po për pjesën tjetër të dëbuar në një spastrim të pastër etnik? Për 5900 shtëpi të djegura e të shkatërruara? Për dhjetra çamë ortodoksë të vrarë brutalisht për të dhënë shembullin të pjesa tjetër? Është turp për një përfaqësues të vendit të Aristotelit, të vijojë me një retorikë neonaziste në qendër të Tiranës.
 
Batalioni “Çamëria” dhe batalioni “Ali Demi” janë faktet historike që askush nuk mund t’i mohojë. Ata që luftuan paepur nazistët, të cilët sot z. Kotzias i mbron me fanatizëm, janë shembulli i gjallë i luftës së drejtë të shqiptarëve të Çamërisë.

Ligji i luftës mes dy vendeve, një fantazëm historike që u miratua nga kryetari i Partisë Nacional-Socialiste Greke, Metaksas, fatkeqësisht sot mbretëron si ligj dhe si mendësi në qeverinë e re greke, që me sa duket ka humbur çdo lidhje ne antifashizmin nga buron dhe ka kaluar në përqafimin e ideve të papranueshme për Evropën.
Çdo mendje e shëndoshë beson tek drejtësia evropiane dhe jo te falimentuesit e një vendi evropian, që sot kanë humbur busullën e orientimit të tyre historik e politik.



Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje