Për të sëmurët me problem mendore është inauguruar dje shtëpia dykatëshe, e cila do të shërbejë për strehimin dhe rehabilitimin e tyre. Ministri i Beqaj, dhe përfaqësues të komunitetit “Saint’Egidio”, të cilët kanë kontribuar në këtë projekt, kanë qenë të pranishëm për të hapur dyert e qendrës në ndihmë të personave me probleme mendore. “Ne jemi shprehur qartë në programin tonë qeverisës, me zotimet tona, se qendrat shëndetësore nuk janë vetëm qendra ku njerëzit të kurohen, por janë qendra ku shoqëria shqiptare do të duhet të mëshirojë edhe solidaritetin social”, u shpreh Beqaj.