“ÇEZ”, Nue Kalaj u dekonspirua nga
Berisha, si e nxorri në skenë sekserin

“ÇEZ”, Nue Kalaj u dekonspirua nga<br />Berisha, si e nxorri në skenë sekserin
Emri i Nue ose Nuel Kalajt doli në skenen politike rreth 2 vjet më parë.

Ka qenë vetë ish-kryeministri Berisha ai që ka përmendur lidhjen e presupozuar të Kalajt me të birin Shkëlzenin, gjatë një debati me ministrin Damian Gjiknuri në seancën e 3 dhjetorit 2014. Berisha flet për një dokument të Kalajt dhe merxhanit, i përfolur si sekseri i parë i ÇEZ-it me palën shqiptare, ku ndodhet firma e të birit Shkëlzenit.

Askush në seancë nuk kishte përmendur emrin e Kalajt para deklaratës së Berishës, i cili pasi nxorri këtë fakt nxitoi dhe ta quante shpifje dhe shantazh.

Ke çuar mesazh tekstual se ekziston firma e Shkëlzen Berishës mbi një letër të Nua apo Noel Kalaj dhe të një tjetri që quhet Merxhani dhe unë të ktheva përgjigje që ta dërgoje menjëherë në prokurori, përndryshe do të paditesh ti në prokurori për dy gjëra: për 100% falsifikim dokumentesh, se ai është falsifikim dhe së dyti, për shantazh dhe përpjekje të tjera. Çoje në prokurori dhe nuk të them asgjë! Kaq! Po nuk e çove në prokurori, ti do të jesh i paditur dhe absolutisht je i pashpresë dhe do të humbasësh se ai është një falsifikim i mirëfilltë. Për sa i përket marrëveshjes që do të shpëtosh, ja ku e ke përgjigjen më qesharake.” –thotë Berisha.

 Gjatë seancës ku merr dhe përgjigjen e Gjiknurit.
Gojët thonë, mbase janë të liga, por kanë dalë të dhëna që djali yt, që nuk është ndonjë rastësi, ka qenë i lidhur me këta emrat që u përmendën këtu. Ka pasur lidhje apo jo, kjo i mbetet hetimit të prokurorisë, por prokuroria t’u shkojë telefonatave deri në fund, të marrë tabulatet e këtyre personave dhe të djalit tënd dhe të shikojmë, ka apo nuk ka lidhje. Unë nuk dua të them që djali yt ka qenë i përfshirë në këtë, se nuk mund ta jap me garanci të plotë, por që djali yt është bërë edhe personazh filmash ndërkombëtare, sypeshkaqeni, siç i thonë, dhe shumë shpejt Hollywood-i do të prodhojë një film, tani kjo bëhet botërisht e njohur.”-shprehet Gjiknuri
 
Ja disa nga pjesët e debatit marrrë nga procesverbali i seancës plenare të 3 dhjetorit 2014.
 
Damian Gjiknuri: “Unë e inkurajoj prokurorinë që të vazhdojë të hetojë thellë, madje të të thërras edhe ty dëshmitar, pasi kam përshtypjen që ke një njohje goxha të mirë me Kastriot Ismailin, madje ke pasur edhe një plan biznesi me të. Unë jam i gatshëm që si ti, si unë, dhe kushdo të shkojmë në prokurori dhe të tregojmë vetë se çfarë lidhjeje kemi pasur me Kastriot Ismalin. Kështu që unë të inkurajoj dhe kjo nuk ka nevojë as për ekspertë, hetues ndërkombëtarë, por ka nevojë për një njeri të guximshëm që të shkojë, kështu si ju, që folët shkoqur, qartë dhe pa letër, të japë shpjegime se çfarë njohje ka pasur dhe madje unë dua ta thuash këtu, a keni njohje me Kastriot Ismailin? E dua këtu publikisht, se për rekordet mbetet dhe dikush që do ta ballafaqojë. Po patët guxim thoni: po ose jo.”
 
Sali Berisha: “Tani do t’ju them dy fjalë. Në gjithë jetën time më janë bërë presione nga më të ndryshmet, por unë kam mbetur ky që jam. Sot ky zotëria i thotë oficerit tim, oficeri i tij, se Shkëlzen firmosur në një letër të një Ndue Kalaj dhe të një tjetri. Tani do t’i them një gjë. Së pari, Shkëlzeni, dhe po të kisha edhe dhjetë të tjerë si Shkëlzeni, ata kanë qenë janë dhe do të jenë të detyruar, sa kohë të kenë marrëdhënie me mua, të zbatojnë standardin që unë caktoj. Shkëlzenit me gjithë shpifjet dhe trillimet tuaja nuk i keni gjetur kurrë të ketë implikimin më të vogël në asnjë çështje që ka të bejë me sektorin publik…. ke 10 ditë afat për të çuar dokumentin në prokurori, Në rast të kundërt unë të deklaroj se do të jesh vetë në prokurori i akuzuar për falsifikator dhe pak më shumë. E çove ti në prokurori, asgjë s’ke, por të garantoj po nuk e dërgove në prokurori, do të paditesh për falsifikator dhe pak më shumë. E lëmë këtu këtë bisedë”
 
Damian Gjiknuri: ”Duke e mbyllur, meqenëse më përmende ato mizanskenat e tua gjoja dramatike, që të paskan kërcënuar ty, unë ta thashë publikisht: gojët thonë, mbase janë të liga, por kanë dalë të dhëna që djali yt, që nuk është ndonjë rastësi, ka qenë i lidhur me këta emrat që u përmendën këtu. Ka pasur lidhje apo jo, kjo i mbetet hetimit të prokurorisë, por prokuroria t’u shkojë telefonatave deri në fund, të marrë tabulatet e këtyre personave dhe të djalit tënd dhe të shikojmë, ka apo nuk ka lidhje. Unë nuk dua të them që djali yt ka qenë i përfshirë në këtë, se nuk mund ta jap me garanci të plotë, por që djali yt është bërë edhe personazh filmash ndërkombëtare, sypeshkaqeni, siç i thonë, dhe shumë shpejt Hollyëood-i do të prodhojë një film, tani kjo bëhet botërisht e njohur. Realisht të shkon mendja që ky është personi i parë i dyshuar. Po edhe këto gjëra le t’ia lëmë hetimit, unë jam i gatshëm për veten time, se të thashë nuk kam pasur asnjë merak, pasi gjithë kjo marrëveshje është marrëveshje transparente në të mirën e vendit, e bërë me mbikëqyrjen e institucioneve ndërkombëtare dhe ka qenë një marrëveshje e mbyllur nga parlamenti shqiptar. Përgjigjet e tjera jepi ti në lidhje me ato që unë thashë këtu.”
 
Sali Berisha: “ Zotëri, më duhet të them se ke fshehur dokumentet, të cilat të komprometojnë thellësisht. Mbaje shënim në këtë sallë, se çfarëdo që të bëni ju, asgjë nuk do të mund ta ndalojë të zbardhet e vërteta mbi bazë dokumentesh zyrtare autentike. Në asnjë lloj ligjërate, në asnjë sharje dhe shpifje ju nuk e përkulni dot vullnetin tonë për të zbardhur të vërtetën. Kjo është e para. E dyta, ke çuar mesazh tekstual se ekziston firma e Shkëlzen Berishës mbi një letër të Nua apo Noel Kalaj dhe të një tjetri që quhet Merxhani dhe unë të ktheva përgjigje që ta dërgoje menjëherë në prokurori, përndryshe do të paditesh ti në prokurori për dy gjëra: për 100% falsifikim dokumentesh, se ai është falsifikim dhe së dyti, për shantazh dhe përpjekje të tjera. Çoje në prokurori dhe nuk të them asgjë! Kaq! Po nuk e çove në prokurori, ti do të jesh i paditur dhe absolutisht je i pashpresë dhe do të humbasësh se ai është një falsifikim i mirëfilltë. Për sa i përket marrëveshjes që do të shpëtosh, ja ku e ke përgjigjen më qesharake. (Diskutime nga salla) Ekspertizat me rreth 3 miliardë euro nuk i fshin dot mullarët e korrupsionit”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!