Revista e përjavshme satirike “Charlie Hebdo”, është rikthyer sërish pas pezullimit të botimit për 50 ditë. Këtë të mërkurë revista publikon numrin e 1179 të botimit, e cila do të përmbajë 16 faqe me tematikë politikën, ekonominë dhe aktualitetin. Botimi i 14 janarit, që pasoi botimin e parë pas sulmit të redaksisë ku humbën jetën 11 pjesëtarë të stafit, shiti 8 milion kopje dhe nga 10 mijë abonentë tashmë ka 220 mijë. Drejtori i ri editorial i revistës Riss njofton se redaksia ka nevojë për karikaturistë të rinj, por shumica refuzojnë nga frika e sulmeve të tjera terroriste. Redaksia është ende nën ‘shock’ pas sulmeve terroriste të ekstremistëve islamikë, si hakmarrje për publikimin e karikaturave tallëse të profetit Muhamed.
Që prej atentatit ka pasur një rritje të numrit të lexuesve dhe një rritje të fitimit gjithashtu duke grumbulluar një shumë prej rreth 30 milion eurove në saj të dhurimeve të shumta. Sipas redaksisë së “Charlie Hebdo” paralajmërohet se kjo “pasuri” mund të shkaktojë tensione. Në javën e ardhshme Komuna e Parisit do t’i dhurojë të përjavshmes satirike zyra të reja, të cilat do të transformohen në një bunker të sigurt.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com