“Crown Agents” zhgënjen qeverinë
"Nuk morrëm ato fitim që prisnim"
PDF/ Letra e qeverisë për FMN-në

“Crown Agents” zhgënjen qeverinë<br />PDF/ Letra e qeverisë për FMN-në">
Qeveria shqiptare ka pranuar për herë të parë se një nga kontratat e bëra ka dështuar. Në një letër që i ka dërguar Fondit Monetar Ndëkombëtar, e siguruar nga A1 Report, qeveria shkruan se kontrata 8 milionë euro me “Crown Agents” për asistencën në dogana nuk dha efektet që priteshin në mbledhjen e të ardhurave. 

Në letrën e shkruar nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe zëvendës Guvernatorja e BSH-së Elisabeta Gjoni, theksohet se bashkëpunimi me “Crown Agents” do të vazhdojë.
 
Megjithatë në letër theksohet se rritja e madhe e të ardhurave që pritej në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është realizuar ende dhe, sipas saj, problemi qëndron në zbatimin jo-konsistent të rregullave dhe procedurave të vlerësimit, por edhe informalitetit.

Viti që kaloi u mbyll me një mosrealizim prej 8.1 përqindësh në mbledhjen e akcizës, njerës prej taksave më të rëndësishme të buxhetit. Nga ana tjetër, edhe taksa doganore pati një mosrealizim në masën 1.5 për qind. Të dy këto të ardhura janë detyrë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila me sa duket, nuk ka realizuar mirë funksionin e vet.
 
Të pyetur nga A1 Report, zyrtarë të Doganës thanë se ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar gjatë muajve të fundit ka dhënë efektet edhe në vendin tone. Por akcizat nuk mbidhen vetëm nga hidrokarburet, ato përfshijnë edhe cigaret, pijet energjike, kafenë, etj. Ndërkohë, gjërat nuk duken se po shkojnë më mirë edhe sivjet.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave për realizimin e zërave të Buxhetit të Shtetit për janarin e këtij viti, ende të dhëna paraprake, rezulton se të ardhurat nga akciza janë në vlerën e 1.7 miliardë lekëvë, nga 2.2 miliardë lekë, që ishte planifikimi, ose 441 milionë lekë më pak.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare