Pas fyerjeve në rrjetin social Twitter të dizejnuesit të markës së njohur Dolce & Gabbana kundër Palazzo Marino në Milano të Italisë, dyqanet në rrugën Venezia dhe Spiga janë mbyllur si shenjë përgjigjeje ndaj fjalëve jo të përshtatshme.
Dizajnuesit kanë shpjeguar në një deklaratë për shtyp se nëntë nga dyqanet milaneze do të qëndrojnë të mbyllura për tre ditë.
Këtë e tregojnë fare mirë tabelat e vendosura në vitirinë ku shkruhet: - “Mbyllur prej nëpërkëmbjes”.
Çdo gjë ka ardhur pas fjalës së Këshilltarit të Tregtisë në Bashkinë e Milanos, Franco D’Alfonso i cili ka shprehur:- “Asnjë hapësirë për ata që kanë qenë të dënuar për evazion fiskal”.
Nga ana tjetër reagimi i dizajnuesit të famshëm Stefano Gabbana ka ardhur nëpërmet rrjetit social Twitter ku ka shkruar vetëm dy fjalë:-“ Ta Shpifni”, e shoqëruar nga tre pika të cilat nënkuptojnë një mendim të pambaruar.
Tashmë “lufta” virtuale ka shpërthyer dhe kanë mbërritur me qindra mesazhe të cilat kanë qendër kundër Palazzo Marino dhe kryetarit të Bashkisë Giuliano Pisapia.
Pisapia nga lufta virtuale kaloi në veprime konkrete duke mbyllur dyqanet e lartëpërmendura.
Në këtë mes është përfshirë edhe guvernatori lombardez Roberto Maroni, i cili ka thënë se nëse kësaj marke do ti duhet hapësirë për sfilatat, ata janë të gatshëm ti krijojnë kushtet e duhura.
“Ne shpresojmë që palët ti kthehen dialogut dhe secili të mbajë përgjegjësitë që ka”, ka shprehur më tej Maroni.
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com