Kryeministri britanik David Cameron ka dalë kundër kancelares gjermane Angela Merkel lidhur presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian. Lajmin e bëri të ditur gazeta gjermane “Der Spigel”, e cila shkruan se kryeministri britanik paralajmëroi se Britania do të linte BE nëse ish-kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker, zgjidhet president i Komisionit Evropian.
Sipas saj Cameron ka thënë se caktimi i tij në këtë post mund të destabilizonte qeverinë e tij dhe do sillte mbajtjen e referendumit lidhur me anëtarësimin e Britanisë në BE.
Lidhur me këtë çështje “Downing Street” ende nuk ka komentuar asgjë, por ka theksuar se janë qeveritë e vendeve dhe jo parlamenti evropian ato që duhet të bien dakord për presidentin e komisionit evropian.
Partia Popullore Evropiane e Juncker-it fitoi numrin më të madh në Parlamentin Evropian në votimet e majit.
Partia e qendrës së djathtë e cila përfshin gjithashtu edhe partinë Kristian Demokrate të kancelares Angela Merkel, fitoi 213 nga 751 vende në parlament dhe zgjodhi zotin Juncker si kandidat për presidencën që aktualisht drejton portugezi Jose Manuel Barroso.
Por David Cameron dhe disa liderë të tjerë evropianë kanë dalë kundër zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Korrespondentët thonë se Cameron, i cili i bëri të qarta pikëpamjet e tij në një samit jozyrtar në fillim të javës, donte që një reformator të merrte përgjegjësinë e ekzekutivit të BE-së.
Sipas gazetës, Cameron i ka thënë Merkelit se një figurë e viteve ’80 nuk mund të zgjidhë problemet e 5 viteve të ardhshme.
Njoftimi erdhi një ditë pasi Angla Merkel e shprehu qartë mbështetjen e saj për zotin Juncker. Tradicionalisht kreu i komisionit zgjidhej nga liderët evropiane, por me rregullat e reja ata duhet të marrin në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve evropiane.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.8%
-
Jo
48%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7637
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44