“Der Standard”: “Vuçiç dhe Rama
​luajnë me kufinjtë e Ballkanit”

“Der Standard”: “Vuçiç dhe Rama<br />​luajnë me kufinjtë e Ballkanit”<br>
Në gazetën “Der Standard”, gazetarja Adelheid Woelfl ka publikuar një analizë për Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç. Në analizë theksohet se kryeministri shqiptar Edi Rama ka zbuluar formën e "politikës së fqinjësisë". Ai jo vetëm që ka ndërhyrë në politikat e partive shqiptare maqedonase, por tani ka vendosur katër qytetarë kosovarë në poste ministrore.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se "do të lirojë" regjimin kufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës. E gjithë kjo ndodh në kontekstin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja kornizë e parashikuar ndërmjet dy vendeve, ka për qëllim të çojë në një lloj njohje indirekte të Kosovës nga Serbia.
Megjithatë, kufiri në veri të Kosovës ka popullsi serbe, dhe është i ngjashëm me dizenjimin në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, që është i depërtueshëm.

Megjithatë, rivendosja e kufijve në vija etnike jo të bazuara në integritetin territorial të shteteve, është në interes të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç. Të dy e paraqesin veten për disa kohë si udhëheqës, të të gjithë serbëve dhe gjithë shqiptarëve, me qëllim të "pajtimit historik" siç thotë Vuçiç.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë