“Dialogu ndërfetar” monografia studiuesit të historisë Eduart Caka, është një botim i ri me një rëndësi të veçantë sa I takon çështjes që trajton. Ai zbërthen procesin e dialogut ndërfetar: si lindi nevoja e besimeve të ndryshme për të promovuar këtë dialog; cili nga besimet mori inisiativn për të nxitur dialogun ndërfetar dhe pse dhe, mbi të gjitha cilat janë përfitimet e shoqërisë njerëzore nëse realizohet dhe zhvillohet dialogu ndërfetar.
Duke qenë se procesi i dialogut ndërfetar është iniciuar nga Kisha Katolike Romane në Koncilin e Dytë të Vatikanit, tema është trajtuar në kontekstin e kishës në fjalë. Kështu, në monografi, një vend i veçantë i kushtohet trajtimit të institucionit të misionarizmit, i cili në një mënyrë përbën edhe elementin pararojë ose hapin paraprirës të dialogut ndërfetar. Punimi trajton gjërësisht historikun, elementët kryesorë dhe aktivitetet e procesit të dialogut ndërfetar.
Një vend i konsiderueshëm i është rezervuar qëndrimit të besimit Islam, si njëra ndër besimet më të mëdha të botës dhe qasjes së kësaj feje kundrejt procesit të dialogut. Një vend i veçantë u është kushtuar marrëdhënieve ndërfetare në Shqipëri. Kjo jo vetëm sepse libri i drejtohet kryesisht lexuesit shqiptar, por edhe pse, siç shprehet autori bashkëjetesa ndërfetare përbën njërën ndër vlerat më unike të kombit shqiptar.
/Shqiptarja.com