“Dita që nuk mbaroi kurrë”, sot 15
vjetori i rënies së Kullave Binjake

“Dita që nuk mbaroi kurrë”, sot 15<br />vjetori i rënies së Kullave Binjake
“Dita që nuk mbaroi kurrë” kështu e përshkroi CNN 11 shtatorin 2001 pikërisht sot kur kanë kaluar 15 vite nga dita kur New York u godit nga sulmet terroriste.

15 vite më pas Amerika ndalet në kohë për të kujtuar tragjedinë në Ground Zero.

Sulmet mbi qendrën tregtare të Kullave Binjake dhe në Pentagon bashkuan të gjithë vendin edhe pse vendi është i ndarë ndërsa është duke u zhvilluar fushata presidenciale ndoshta më e e forta deri më tani.

Shumë nga familjarët e 3.000 viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 u mblodhën në vendin ku dikur ngrihej Qendra Botërore e Tregtisë, për të nderuar kujtimin e njerëzve të dashur.

Ceremonia nisi me një rënie kambanash kur ora lokale shënoi 8:46, ajo e përplasjes së avionit të parë, e pas kësaj një moment heshtjeje.

Në pikën zero (Ground Zero) ishin të pranishëm që të dy kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump.

Ajo çka bëri pershtypje ishte largimi i ish sekretares pak para mbarimit të përkujtimit. Ceremonisë nuk i mungoi si çdo vit leximi i emrave të 2.977 personave të vrarë në 2001-shin.

Në të njëjtën mënyrë e kujtoi edhe Barack Obama duke mbajtur një minutë heshtje në Shtëpinë e Bardhë.

Më pas Obama iu drejtua Pentagonit ku mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në kujtim të 189 personave. Gjatë fjalës së tij Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte i nderuar të ndodhej pranë të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave.

Nuk do të harroj kurrë 3000 mijë viktimat. Nderojmë kurajon e atyre që vunë në rrezik jetën për të shpëtuar jetë. Kërcënimi terrorist është një realitet ai vijon të godasë.

Por as ISIS dhe as Al Qaeda nuk do të mund të shkatërrojnë kombin amerikan. Prandaj duhet t’i qëndrojmë besnikë vetes. Diversiteti ynë nuk është një dobësi është dhe do të jetë një nga forcat tona kryesore”
u shpreh Obama .

Kujtojmë se më 11 shtator të vitit 2001, 15 vjet më parë, 19 militantët ekstremistë islamikë të grupit Al-Qaeda rrëmbyen katër aeroplanë dhe kryen sulme vetëvrasëse në katër vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar 3000 të vrarë.

Dy nga avionët goditën të ashtuquajturat kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, avioni i tretë goditi Pentagonin, kurse i katërti, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pa mundur të realizojë objektivin – përplasjen me Shtëpinë e Bardhë.




  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!