“Djalli” që u kthye në “engjëll” 
dhe misioni donkishotesk i Koços

“Djalli” që u kthye në “engjëll” <br />dhe misioni donkishotesk i Koços
Nëse ka një njeri, emri i të cilit është përmendur më shumë se kushdo tjetër në parlament nga ana e Sali Berishës dhe deputetët e PD-së, ai është Koço Kokëdhima.

Kuptohet, nuk e përmendnin për mirë.

Çfarë nuk kanë thënë për të, dhe në fund arritën edhe ta largonin nga Kuvendi, me anë të një padie të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila më pas i hoqi mandatin e deputetit.

I tërbuar me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, e cila respektoi vendimin e Kushtetueses, Koço Kokëdhima ka nisur një betejë kundër kësaj partie.

Një beteje donkishoteske, duke qenë se nuk ka asnjë ndjekës dhe të vetmit që e marrin seriozisht, duket se janë Ilir Meta dhe Lulzim Basha, të cilët duan të përdorin zemërimin e Kokëdhimës, për të sulmuar Ramën.

Sot Kokëdhima ka zhvilluar një takim pikërisht me Lulzim Bashën, partia e të cilit ka thënë gjithë të zezat për të dhe i hoqën mandatin.

Kokëdhima është akuzuar gjatë si nga Basha ashtu edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha për vjedhje dhe përvetësim të pronave, veçanërisht në jug të vendit.

Për Berishën dhe Bashën, Kokëdhima deri pak ditë më parë ishte kryemafiozi dhe oligarku i Jugut.

Akuzat u shtuan më tepër pas kërkesës së Kokëdhimës për legalizimin e kanabisit, me opozitën që e cilësoi këtë lëvizje, si përpjekje e një trafikanti për të çuar vendin drejt humnerës narkotike.

Por akuza ka patur edhe nga ana e ish-deputetit për Bashën dhe Berishën, duke i quajtur ato jo vetëm shpifës ndaj figurës së tij, por edhe hajdutë dhe vrasës (duke nënkuptuar tragjeditë e Gërdecit dhe 21 Janarit). 

Por “djalli” Kokëdhima tani është kthyer në “engjëll” për PD-në, dhe bashkë thonë se do rrëzojnë Ramën dhe do t’iu sigurojnë shqiptarëve zgjedhje të lira.

Koço, që ndjekës ka vetëm këshilltarin e tij që i mban pallton, pas takimit tha se me Bashën ka diskutuar për situatën e rëndë politike.

Biseduam rreth situatës politike në vend, diskutuam për krizën dhe për nevojën që kjo krizë të kapërcehet, për efektet negative të kësaj krizë nëse ajo vazhdon, sepse pa dyshim që kjo krizë ka ndikim në ekonomi.

Diskutuam për nevojën e standardeve të zgjedhjeve të lira, për reformën zgjedhore që duhet t’i japë një zgjidhje përfundimtare në Shqipëri.

Reforma zgjedhore është e pashmangshme dhe duhet të bëjë të mundur që në Shqipëri nuk duhet të prodhohen më zgjedhje me standarde dyshimta, por zgjedhje të lira dhe të ndershme si të gjithë vendet e tjera.

Kemi diskutuar edhe rreth nevojës së demokratizimit të partive politike, nevojës së instalimit të primareve me ligj që përfaqëuesit të zgjidhen nga populli dhe jo sic ndodh sot nga kryetarët e partive dhe nevojën që partitë politike të kapërcehen situatën e bashkësieve parapolitike në të cilën ndodhen sot dhe të kthehen në parti me stastandard larta sic është e mira e vendit dhe e demokracisë”,
tha Kokëdhima.

Kokëdhima tha se në këto momente janë me interes çështjet që preokupojnë qytetarët dhe jo çështjet e kaluara, duke iu referuar këto konfliktit që ai pati me PD, e cila e paditi atë dhe kjo gjë bëri që t’i hiqej mandate.

Unë përshëndes bashkëpunimin parimor të forcave politike në Shqipëri dhe inkurajoj këtë bashkëpunim parimor dhe diskutimin parimor mes forcave politike.

Unë nuk mbështes kulturën e flirteve që ka ekzistuar në Shqipëri, kulturë pazaresh mes partive të mëdha politike si në 2008, dhe po në këtë pikëpamje unë i kam denoncuar edhe veprimet kur ka qenë rasti për goditjet politike ndaj mandatit tim.

Unë nuk kam ngarkesa politike me askënd, ajo është një çështje e kapërcyer.

Ne kemi interes të diskutojmë çështjet e zhvillimit që preokupojnë qytetarët
”, tha Kokedhima./Tema

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot

Për ata që janë beqarë mund të jetë koha për të filluar lidhjen me dikë... horoskopi për sot