“Do të kthehemi në shtëpinë ku
oxhaku s’ndizet prej 72 vjetësh”

“Do të kthehemi në shtëpinë ku<br />oxhaku s’ndizet prej 72 vjetësh”
Deputeti i PDIU-së për qarkun e Fierit, Omer Mamo, është zotuar se shumë shpejt shqiptarët e Çamërisë do të mund të shkelin në shtëpitë e tyre ku tymi i oxhakut nuk del që prej 72 vjetësh, kur ata u dëbuan nga banesat. Gjatë pelegrinazhit në varrezat e Kllogjerit, Mamo tha se ky marshim është forcë për arritjen e qëllimit. “Ne vijmë sot këtu jo thjeshtë për të kujtuar, e rikujtuar, sepse nuk mund të harrohet ajo që ndodhi. Ne vijmë sot në këtë vend për të marrë forcën që na duhet për të shkuar përpara. Për t’i treguar të gjithëve, edhe fëmijëve tanë, se detyra dhe qëllimi është vetëm një. Ai është i shkruar në trupin tone, amaneti i të parëve tanë. Është ky amanet që nuk u varros dot bashkë me trupat e drobitur nga dhuna, uria e lodhja.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump