ITALI- “Ose më paguaj euro në dorë, ose këtë histori do t’ia tregoj gruas”. Me këtë deklaratë kërcënuese një 29-vjeçar shqiptar, me inicialet K.A, rezident në Terno d' Isola, 3 tre muajt e fundit arriti t’i rrëmbente 6 000 euro një 65-vjeçari italian. Viktima është një shtetas nga Val Seriana, i cili në nëntor të vitit të kaluar ka pasur disa marrëdhënie seksuale me një prostitutë me origjinë rumune, në një apartament në afërsi të stacionit të Bergamos.
 
Ky flirt, në ditët në vijim ishte kthyer në një makth për italianin, që kishte qenë në kontakt me shqiptarin e papunë dhe të njohur nga policia. Kërkesat për t’i dhënë euro kundrejt heshtjes ishin javore, derisa shuma e përgjithshme arriti në gjashtë mijë euro.
 
Nisur nga kjo situatë e krijuar, 65-vjeçari italian vendosi të denoncojë të riun shqiptar.
 
29-vjeçari u arrestua në flagrancë gjatë një operacioni të organizuar nga policia italiane në bashkëpunim me 65-vjeçarin, i cili shkoi të takonte të riun në vendin e zakonshëm ku bënin “pagesën javore” në këmbim të heshtjes.
 
I riu u shoqëruar në polici, ndërsa tashmë është në pritje të gjykimit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)