“Do ta tërheqim Ramën zvarrë”
tërhiqet Basha: Ishte figurativisht

“Do ta tërheqim Ramën zvarrë”<br />tërhiqet Basha: Ishte figurativisht
Një ditë pas deklaratës së tij në “Facebook” se do të tërheqë zvarrë kryeministrin Edi Rama, Murat Basha ka sqaruar deklaratën pas reagimit të madh që shkaktoi tek publiku në rrjetet sociale.

Në faqen e tij në “Facebook”, Basha shkruan se “tërheqja zvarrë” ishte në kuptimin figurativ duke nënkuptuar protestat që ka paralajmëruar opozita në shtator.

“Miq të nderuar, i mirëkuptoj vërejtjet tuaja. Fjalët ‘Do të tërheqim zvarrë’ janë thënë në mënyrë figurative, sinonim i protestës, por edhe si përgjigje për një milion shuplakat. S’keni parë gjë akoma, apo edhe sharjet me fjalë të ndyra në Parlament. Nuk qëndron e keqja tek fjalët e mia, por veprimet e atij dhe atyre që po shkatërrojnë këtë vend përditë”, shkruan Basha në “Facebook”.
 
Reagimi i tij gjatë së shtunës erdhi pas arrestimit të deputetit Armando Prenga i akuzuar si i përfshirë në përleshjen në Kurbin ku mbetën të plagosur 7 persona. 

Redaksia Online
(e.g/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...