Recep Tayyip Erdogan u dëgjua të thotë: “nëse ajo bie martire, ata do të vendosin një flamur mbi të”, në një kongres të partisë së tij AK, të transmetuar në televizion.
Ai e bëri këtë koment në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, përpara mbështetësve të ngazëllyer ntë cilët i kërkuan atij që të vazhdojë me mësymjet ushtarake kundër luftëtarëve kurdë në rajonin e Afrinit, në Sirinë veriore.
Momentet kur presidenti turk Erdogan i drejtohet vajzës së mitur me uniformë ushtarake, e cila duket tepër e frikësuar
Kritikët e kanë dënuar veprimin e tij si një akt abuzimi me minorë për qëllime propagandistike, sikurse kanë bërë më parë luftëtarët e Shtetit Islamik.
Në këtë event vogëlushja e cila mendohet se është pesë vjeçe dhe që ishte e veshur si ushtare, duket se tërhoqi vëmendjen e Erdoganit, i cili e ftoi në skenë, raporton BBC.
Vogëlushja shpërtheu në lot e trembur teksa presidenti fliste për vdekjen e saj.
[gallery]25668[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO










