“Dorëzohet” kreu i institucionit kryesor të sekreteve në Shqipëri, i dekoruar pak ditë më parë, në fshehtësi, nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Pas një rezistence të gjatë,
Visho Ajazi Lika ka pranuar, më në fund, që Shërbimi Informativ Shtetëror t’i nënshtrohet një kontrolli financiar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për periudhën 1 janar 2014 deri në 31 dhjetor të vitit 2015. Shqiptarja.com mëson se një grup audituesish të institucionit më të lartë të kontrollit financiar në Shqipëri kanë zbarkuar në mjediset e Shërbimit Informativ Shtetëror që në datën 10 qershor të 2016, për verifikimin e ligjshmërisë së zbatimit të buxhetit. Auditimi financiar i SHISH do të përfundojë në datën 10 gusht. Grupi i kontrollit i përbërë nga Aulona Jonuzi, Eni Kabashi dhe F. Zija, do të monitorohen nga Manjola Naço, drejtoreshë e Departamentit të Auditimit të Pushtetit Qendror, Administratës së Lartë Publike, Menaxhimit Financiar dhe Auditimit të Brendshëm në KLSH.
Audituesit, para kontrollit të SHISH, janë pajisur me certifikatën e sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë. Në 25 gusht, grupi i audituesve pritet të hartojë raportin përfundimtar për kontrollin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Raporti, me shkelje ose problematikat e konstatuara, do t’i dorëzohet Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Për shkak se veprimtaria financiare e SHISH, sipas ligjit, përbën sekret shtetëror, inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, do të raportojë gjetjet e auditimin në Komisionin e Sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura.
Rezistenca Gjatë muajve të parë të këtij viti, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfshinë në negociata, për çështjen e kontrollit financiar të SHISH, i planifikuar në planin e auditimit të KLSH për vitin 2016. Shërbimi Informativ Shtetëror bëri rezistencë, duke refuzuar fillimit t’i nënshtrohej kontrollit të veprimtarisë financiare. Argumenti kryesor ishte se veprimtaria përbënte sekret shtetëror, megjithëse auditimi i veprimtarisë financiare është rregulluar qartësisht me ligjin e ri të KLSH. Shërbimi Informativ Shtetëror, edhe dy vjet më parë, tentoi të bllokonte edhe grupin e kontrollit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, po nën pretekstin e sekretit shtetëror, duke refuzuar kësisoj hapjen e dokumenteve, për përgjimet e dyshuara si të jashtëligjshme, emërimet, përdorimin politik, funksionimin e shërbimit etj.
Kontrolli i Llallës Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hapur letrat edhe të kryeprokurorit Adriatik Llalla, për veprimtarinë financiare, gjatë vitit kalendarik 2015. Një grup prej tre adutituesish dhe një drejtuese, të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë zbarkuar për dy ditë me radhë në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme, për auditimin financiar të organit të akuzës. Audituesit kanë kontrolluar veprimtarinë ekonomike nga data 5 deri në datën 7 Maji. Grupi përbëhej nga Mimoza Lloji, Melina Kabo, Hektor Kosova dhe Manjola Naço. Kjo e fundit ka monitoruar dhe drejtuar auditimin.
Institucionet e kontrolluara nga KLSH Shërbimi Informativ Shtetëror
Këshilli i Ministrave
Prokuroria e Përgjithshme
Banka e Shqipërisë
Ministria e Financave
Ministria e Shëndetësisë
ILDKP
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Bashkia Tiranë
Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01