në Prishtinë, ”Dosja H” vjen në Tiranë për tu sprovuar me publikun e kryeqytetit në Teatrin Kombëtar. Shfaqja e cila sapo është përballur mbrëmjen e 14 marsin me spektatorët e Kosovës, mbart disa të papritura falë një konceptimi ndryshe të regjisorit Agim Sopi, I cili ka synuar të sjellë një realizim dramatik fragmentar në një shtrat të përzier tradicional dhe modern.
MES REALES DHE FANTASTIKES
Shfaqja ‘Dosja H’ është bazuar në romanin me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë. Ngjarjet rrëfejnë udhëtimin e dy folkloristëve të huaj me prejardhje irlandeze, Vili Norton dhe Maks /Mery/ Roth, të cilët vijnë nga SHBA në Malësinë e Shqipërisë me një mision: të zbulojnë rrënjët e epikës së Homerit, në viset e thella malore të Shqipërisë. Meqenëse misioni I tyre për realitetin shqiptar duket i çuditshëm, ata bëhen pre e disa spiunëve, të cilët pretendojnë të zbulojnë qëllimin e ‘vërtetë’ të dy tëhuajve.Përvec kësaj linje vjen edhe linja e dashurisë, që shfaqet mes Vilit dhe Dezit, gruas së nënprefektit. Sipas regjisorit të shfaqjes Agim Sopi. ”‘Dosja H’ shtrihet në një hapësirë të ndërtuar mbi shenja. Mbështetur mbi këtë logjikë, shfaqja zhvillohet si një ritual, një lloj procesioni I shqiptarëve dhe të huajve të cilët përpiqen të arrijnë në majat e akullnajave nën të cilat është murosur koha epike. Në këtë mënyrë vizioni teatror i “Dosjes H” tenton të rikrijoj kohën e humbur, botën e lashtë iliro-shqiptare. Botë, në të cilën jeta dhe vdekja ndahen me një tisë të hollë muge, gati të padukshme” përfundon Sopi, shpjegimin e konceptit të tij regjisorial. Në këtë mënyrë shfaqja pretendon të krijojë një imazh fluid gati të ndërtuar nëpër tehun e shpatës.
MAKS ROTHI BËHET MERI
Maks Rothi, personazhi kryesor mashkull i romanit “Dosja H”, i shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, në Teatrin Kombëtar të Kosovës është shndërruar në femër.
Kështu njëri prej personazheve të shfaqjes quhet Meri Roth. Kalimi nga njëra gjini në tjetrën ka ardhur si rezultat i konceptit regjisorial të regjisorit të shfaqjes Agim Sopi. Ndryshimi i cili pati ngjallur disa polemika në Prishtinë, duket se ka marrë edhe aprovimin e shkrimtarit Kadare të kontaktuar nga drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kështu që spektatorët e Tiranës, sidomos lexuesit e romanit do do të ketë edhe një
arsye më shumë për të ndjekur me kureshtje këtë shfaqje. Në rolin e Meri Roth luan aktorja Lumnije Sopi.
(aq/shqiptarja.com)