TIRANE - Kryetari i Partisë “Lëvizja Shqipëria e Re”, Edmond Vlashaj ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të kësaj partie për qarkun e Tiranës. Vlashaj ka shpjeguar se si kjo forcë politike synon të sjellë në Shqipëri një mentalitet dhe qasje të re nëpërmjet kauzës “Drejtësi dhe Zhvillim”.
 
“Kemi si synim të sjellim një mentalitet të ri në Shqipëri, një mentalitet që ka lidhje me togfjalëshin drejtësi dhe zhvillim. Është një kauzë kjo, është kauza jonë, që duhet ta mbajmë fort e ta përcjellim e po ashtu edhe ta promovojmë fort. Kemi nevojë për drejtësi dhe jo për drejtësi në sistemin e drejtësisë, kemi nevojë për drejtësi kudo. Kemi nevojë për mundësi dhe shanse të barabarta”,-tha ai.
 
Më tej, Vlashaj ka shtuar se Partia “Lëvizja Shqipëria e Re”, krahas platformës politike që po shpërndan masivisht në 12 qarqet e vendit në mbi treqind mijë kopje, ka një grup synimesh, njëri prej të cilëve është punësim për të gjithë.
 
“Lëvizja Shqipëria e Re”, krahas platformës politike që po shpërndan mbi 300 mijë kopje në Shqipëri, kemi edhe 12 synime, janë konkrete, 12 synime dhe jo 12 premtime. Janë 12 synime që synojmë t’i realizojmë bashkarisht me ju, bashkarisht me ata që kanë besim te partia “Lëvizja Shqipëria e Re”. Ne “Lëvizja Shqipëria e Re”. kemi dy qasje, të orientohemi drejt projekteve që prodhojnë punësim”,-theksoi Vlashaj.
 
Vlashaj ka bërë thirrje që me 23 qershor, qytetarët të votojnë alternativën që oforn PLSHR.
 
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)