“Drejtësia”, PD-Venecias: Drafti
 i hartuar me urdhër të Ramës

“Drejtësia”, PD-Venecias: Drafti<br /> i hartuar me urdhër të Ramës
Partia Demokratike do t’i drejtohet zyrtarisht Komisionit të Venecias, për të shpjeguar qëndrimin e saj politik në lidhje me reformën në drejtësi. Pas mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar, ku u vendos që drafti i ekspertëve të nivelit të lartë, opinioni i opozitës dhe 23 amendamentet e Lëvizjes Socialiste për Integrim t’i dërgohen Komisionit të Venecias, deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetar i komisionit Ad Hoc, deklaroi sot se do të jetë vetë selia blu që do të informojë Venecian për rrezikun që i kanoset sistemit të drejtësisë nga projekti i ndryshimeve kushtetuese të njëanshme dhe të pakonsultuara.
 
“Opozita tregoi edhe njëherë sot në komision, vullnetin e mirë për një reforme konsensuale bazuar në rekomandimet e Venecias, një reforme që bazohet në standarde europiane që shmang çimentimin e kapjes politike sipas draftit të Ramës dhe që do shpjegohet pikë për pikë nga ekspertet e saj, në qëndrimin që do i dërgojë komisionit të Venecias”, u shpreh Halimi.
 
 Ai theksoi se mazhoranca refuzoi me urdhër të Edi Ramës kërkesën e opozitës për hartimin e një drafti të përbashkët, siç edhe e rekomandon Komisioni i Venecias.
 
“Edi Rama urdhëroi sot deputetët e tij të mos pranojnë kërkesën e opozitës për hartimin e një drafti të vetëm konsensual sipas Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, që të shkonim bashkë bazuar në një konsensus sipas Venecias, dhe jo të ndarë. Sot ishte dita kur palët politike hoqën maskat, kush ishte për Venecian dhe kush ishte kundër Venecias. Kush ishte për një konsensus sipas Venecias dhe kush ishte për kapje politike të drejtësisë me mazhorancën e pazareve”, tha ai.
 
 Sa i takon projektit të ndryshimeve kushtetuese të ekspertëve të nivelit të lartë, deputeti demokrat tha se ai është një draft i hartuar me urdhër politik të kryetarit të PS.
 
“Vendimi i sotëm i Ramës që dërgoi një draft të vetin, jo transparent, të pakonsultuar me askënd, të hartuar me urdhër politik, që injoron me arrogancë rekomandimet e Venecias, ishte dëshmi e vullnetit të keq për t’i ikur Venecias, për t’i ikur konsensusit sipas standardeve të Venecias”, tha më tej, nënkryetari demokrat i komisionit ad hoc për reformën në drejtësi, Eduard Halimi.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë