“Drejtësia”, brenda të mërkurës PD
bën publik qëndrimin për draftin e ri

“Drejtësia”, brenda të mërkurës PD<br />bën publik qëndrimin për draftin e ri
Anëtarët demokratë të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi dhe ekspertët e opozitës, kanë nisur nga puna për shqyrtimin e 7 ligjeve shoqëruese të ndryshimeve të paketës kushtetuese.

Burime pranë PD thanë se pas porosisë së kryetarit Basha, demokratët po  verifikojnë ndryshimet ligjore të cilat kanë kaluar në komisionin e posaçëm pa praninë e opozitës.

Ndërkaq mësohet se propozimi i ndërmjetës i zëvendës ndihmës sekretares amerikane të shtetit Viktoria Nuland, propozim ky që me sa duket nxjerr nga ngërçi palët politike, vijon të jetë në tryezën e dialogut politik mes maxhorancës dhe opozitës. Ndërsa negociatat vijojnë. 

Është parashikuar që brenda të mërkurës të qartësohet qëndrimi i PD sa i përket operacionit ndërkombëtar ndërsa është pranuar tashmë nga maxhoranca komisioni ad hoc i PD e që është pjesë e propozimit të Nuland.

Mësohet se vendimin për  propozimin e Nuland kryetari Basha do ta  shpalosë këtë të mërkurë para deputetëve demokratë në mbledhjen e  grupit parlamentar. 

Deri të enjten palët politike pritet të bëjnë publike pozicionet e tyre për këtë çështje, ndërsa një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se është pranuar paketa e propozimeve të PD për këtë reformë.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot