Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta teksa ka takuar sot Ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, ka deklaruar se është i bindur që palët do të arrijnë një konsensus sa i takon çështjes së Reformës në Drejtësi.
Duke biseduar mbi procesin e integrimit evropian, Kryetari i Kuvendit Meta shprehu besimin se klasa politike shqiptare do të arrijë konsensusin e duhur për miratimin sa më shpejt të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërkohë që Ministri Zaorálek shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e Republikës Çeke për avancimin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Ilir i ka kërkuar Zaorálek që dy vendet të rrisin bashkëpunimin në fushën e shkëmbimeve ekonomike e tregtare.
Gjatë këtij takimi, Meta dhe Zaorálek biseduan rreth forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe situatës në rajon.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomír Zaorálek vlerësoi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe theksoi se nën Presidencën Çeke të Grupit të Vishegradit, do të punohet për intensifikimin e bashkëpunimit jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në kuadër të projekteve rajonale.
Në përfundim, Meta dhe Zaorálek diskutuan mbi zhvillimet e fundit në rajon duke ndarë bindjen se rajoni i Ballkanit ka nevojë për stabilitet politik, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për një të ardhme të sigurt brenda Bashkimit Evropian.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com