“Dritë jeshile” për ndërtimin e
banesave në zonat e urbanizuara

“Dritë jeshile” për ndërtimin e<br />banesave në zonat e urbanizuara
TIRANE- Në zonat e urbanizuara do të lejohet dhënia e lejeve të ndërtimit edhe për banesat individuale, krahas ndërtimeve që lejoheshin deri tani, që janë ato për objekte publike, për infrastrukturë, për ndërhyrje me karakter emergjent, si dhe për struktura në funksion të zhvillimit ekonomik, turizmit, të bujqësisë dhe blegtorisë. Këtë e deklaroi dje, në një konferencë për shtyp, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni. 

Sipas saj, ky vendim lehtëson trajtimin e nevojave të qytetarëve për banesat individuale një-familjare. “Kjo kategori sociale ka mundësinë tani të aplikojë për leje ndërtimi normalisht pranë njësisë vendore”, u shpreh ministrja.
Sipas saj, ky është një ndër vendimet e marra në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit, ku u identifikuan zonat e urbanizuara, ku mund të ndërhyhet për zhvillim urban.

Gjermeni tha se, në përputhje me këtë vendim, të gjithë të interesuarit, që kërkojnë të ndërtojnë në pronat e tyre për interesa personale strehimi apo për interesa ekonomike, tashmë mund të përfitojnë, duke u pajisur me leje ndërtimi. Leja e ndërtimit do të jepet pas marrjes së konfirmimit paraprak nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në përputhje me instrumentat e planifikimit. Kjo presupozon, nga ana tjetër, një pengesë për vendorët që të kryejnë abuzimet e deritanishme. Kryetarët e njësive vendore do të vijojnë të kenë mundësi të ushtrojnë detyrat e tyre për dhënien e lejeve të ndërtimit në përputhje me të gjitha kompetencat që ata kanë, por brenda hartave të miratuara të zonave të urbanizuara, dhe mbasi kanë marrë konfimimin nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për çdo kërkesë zhvillimore.

Me këtë veprim, qeveria synon të tregojë se procesi i kontrollit dhe administrimit të territorit përfshin jo vetëm eleminimin dhe korrigjimin e ndërhyrjeve të jashtëligjshme, por paralelisht hap pas hapi, krijimin e hapësirave të miratuara dhe kontrolluara për ndërtime me qëllime publike, biznesi dhe familjare.

Gjermeni tha gjithashtu se paralelisht nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit është duke u punuar për hartimin e planeve kombëtare afatgjata, të cilat mendohet të garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm urban, ekonomik, social dhe mjedisor.
 
Lejet
Para bllokimit të lejeve të ndërtimit nga ana e qeverisë, sipas Buletinit Statistikor të INSTAT-it, gjatë periudhës korrik-shtator 2014 u dhanë në total 122 leje ndërtimi. Numri gjithsej i lejeve të ndërtimit të miratuara në tremujorin e tretë 2014 u rrit me 34 leje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin tretë 2014 u miratuan 83 leje ndërtimi më shumë se në tremujorin e dytë 2014.

Këto leje ndërtimi u dhanë përpara se Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) të miratonte në gusht një moratorium pas hyrjes në fuqi të reformës së re të ndarjes administrative. Asnjë njësi vendore nuk do të ketë më të drejtë të japë leje ndërtimi, pavarësisht planeve të miratuara urbanistike, përveç rasteve kur bëhet fjalë për industri prodhuese apo për ndërtim rrugësh. “Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative në kushtet kur faza e fundit të mandatit ka sjellë plagë shumë të mëdha. Kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjatë fushatës nga vendorë të papërgjegjshëm”, tha kryeministri Rama.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë eNamazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë eNamazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani