“Dua të studioj, jo të martohem”
16 vjeçarja digjet e gjallë në Indi

“Dua të studioj, jo të martohem”<br />16 vjeçarja digjet e gjallë në Indi
Është djegur e gjallë në moshën 16 vjeçare, vetëm sepse kishte refuzuar të martohej me një burrë më të madh në moshë pasi ëndërronte të vazhdonte studimet. Ngjarja e e rëndë ka ndodhur në Indi, në shtetin e Baharit.

Vajza, Khushboo Kumari vdiq të premten në spital, për shkak të plagëve të marra në 90% të trupit. Denoncimi vjen nga i vëllai  i madh i viktimës, Amrit Raj, i cili akuzoi për vdekjen e së motrës të atin dhe njerkën e tij.

Episodi i tmerrshëm, ka ndodhur më 3 shkurt në një nga shtetet më të prapambetur në Indi, raporton  e përditshmja “Dail Today”. 16 vjeçarja frekuentonte shkollën e mesme dhe ishte me rezultate të shkëlqyera në mësime, por njerka e saj 2 muaj më parë kishte pranuar për të një kërkesë për ta martuar me një burrë më të madh në moshë. “Nuk dua të martohem, dua të studioj”, i ishte përgjigjur vajza.

Të acaruar nga refuzimi dhe sfida e vajzës, babai së bashku me njerkën i hodhën vajgur në trup dhe më pas i vunë flakën, çka i mori edhe jetën vajzës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot