“Duke menduar Medean” e Gjergj
Prevazit shkon në Bazel të Zvicrës

“Duke menduar Medean” e Gjergj<br />Prevazit shkon në Bazel të Zvicrës
Në “Alte Kaserne” të Bazelit më 13 janar do të shfaqet premiera “Duke menduar Medean” e Gjergj Prevazit. “Ka një histori për mua. Unë i vrava fëmijët e mi për t’u hakmarrë ndaj burrit tim tradhtar. Kush e mbolli këtë thashethem në botë?” “Si një përgjigje Medea, prej 10 000 është vitesh është pjesë e historisë së kulturës evropiane. Ajo na paraqitet në forma të ndryshme të shkrimit dhe në funksione të ndryshme.

Por, në vitin 431 para Krishtit, Euripidi i ka ngritur asaj një përmendore, e cila edhe sot e përcakton imazhin e Medeas: Ajo është një grua e zemëruar, e cila, e tërbuar nga tradhtia që i ka bërë i shoqi, vret të dy fëmijët e vet. Por, përse jemi lidhur kaq fort pas këtij imazhi kur ka aq shumë mundësi të tjera për ta kujtuar Medean? Kush mund të jetë sot kjo Medea, e cila kaq gjatë dhe kaq fuqishëm e ka dominuar imazhin e gruas?”, komenton regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

Si do ta shkruhej sot historia e saj? Pas suksesit ndërkombëtar të shfaqjes “Love. State. Kosovo” (viti 2013), performuesja e autorja zvicerane Beatrice Fleischlin dhe balerini kosovar Labinot Rexhepi dalin sërish së bashku në skenë me shfaqjen “Thinking about Medea” (Duke menduar Medean). Kësaj radhe ata mbështeten nga bendi zviceran “Heligonka” dhe koreografi shqiptar, Gjergj Prevazi. Me vallëzim, muzikë dhe në tri gjuhë, ata i përafrohen më shumë mitit të Medeas dhe gjejnë interpretime befasuese, me humor dhe shumë aktuale.

Drejtimin artistik të shfaqjes e kanë bërë Beatrice Fleischlin dhe Gjergj Prevazi, të cilët pas shfaqjes së saj si premierë në shtator të këtij viti në Teatrin Kombëtar në Tiranë, dhe reprizës në Durrës, drama zvicerane-shqiptare “Thinking about Medea” do të fillojë edhe serinë e shfaqjeve të saj në Zvicër.

Më 13 janar ajo do të jepet në “Alte Kaserne” të Bazelit. Po në këtë teatër “Medea…” jepet edhe në disa ditë në vijim, deri më 17 janar. Në muajin prill do të pasojnë shfaqjet në Aarau dhe në muajin maj, në Lucern. Është ky një koproduksion në mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës. Dramaturgjia dhe bashkëpunimi artistik janë të Eva Bohmer; performance nga Beatrice Fleischlin dhe Labinot Rexhepi; Muzika: Helogonka ((Stefan Hass & Jesco Tscholitsch); Koreografia: Gjergj Prevazi; Skena: Nico de Roois; Kostumet: Diana Ammann; Produksioni: Larissa Bizer me asistim të Klodoaldo Lamçaj; Dokumentacioni fotografik dhe video: Tristan Sherifi. Shfaqja luhet në gjuhën gjermane, angleze dhe shqipe (me tritrim). Është një bashkëprodhim në mes të “Kaserne Basel” dhe “Albania Dance Meeting”, Tiranë.
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin