“Duke menduar Medean”, sonte
 jetësohet në Teatrin Kombëta

“Duke menduar Medean”, sonte<br /> jetësohet në Teatrin Kombëta
Ka një histori për mua. Unë i vrava fëmijët e mi për t'u hakëmarrë ndaj burrit tim tradhtar... Kush e mbolli këtë thashethem në botë? Kaq na mjafton për të thënë se Medeat e ditëve të sotme nuk kanë në vete vetëm tragjizmat personale, por një fenomen që ka kapluar gjithë shoqërinë. Për këtë arsye, koreografi Gjergj Prevazi i ngacmuar nga ky fenomen ngjit sonte në skenën e Teatrit Kombëtar dance teatrin “Duke menduar Medean”, një projekt teatral mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com” ai rrëfen këndvështrimet europiane për raportin mes burrit dhe gruas, për dashurinë dhe raportin e forcave në lidhjen mes dy partnereve. Në njërën anë nga vështrimi i shoqërisë shqiptare të karakterizuar edhe më tej fuqishëm nga përfytyrimet tradicionale të roleve, dhe në anën tjetër nga perspektiva e një shoqërie të Evropës Qendrore, në të cilën siç duket janë hequr të gjitha normat dhe individi është i lirë të jetojë, ashtu siç i pëlqen. Kjo shfaqje do të prezantohet sonte dhe nesër më 30 shtator në Teatrin Kombëtar për të vazhduar më pas me prezantime edhe në tri qytete, Basel, Aarau dhe Luzern të Zvicrës. 

Titulli duket ngacmues, a je nisur në rikthimin e tragjedisë së Medas, nga "Medeat e kohes së sotme". Kam parasysh këtu disa nga kronikat aktuale?

Kërkimi është një thirrje për reflektim, bazuar në mitin e Medeas, por edhe në tragjedinë e Euripidit, si dhe në një libër për Medean nga Krista Wolf. Sot, shfaqja “Duke menduar Medean” ekspozon dy këndvështrime evropiane për raportin mes burrit dhe gruas, për dashurinë dhe raportin e forcave në lidhjen mes dy partnereve. Në njërën anë nga vështrimi i shoqërisë shqiptare të karakterizuar edhe më tej fuqishëm nga përfytyrimet tradicionale të roleve, dhe në anën tjetër nga perspektiva e një shoqërie të Evropës Qendrore, në të cilën siç duket janë hequr të gjitha normat dhe individi është i lirë të jetojë, ashtu siç i pëlqen.

Çfarë misteri fsheh Medea e antikitetit që mbetet një simbolikë kaq prodhuese?

Si bazë për këtë refleksion shërben miti i Medeas. Natyrisht Medea jonë është moderne, dhe si e tillë ajo ka shumë alternativa përpara vetes, dhe s'ka përse të bëjë aktin fatal.

A ka një qëllim të jape një mesazh të caktuar vepra juaj përveç atij që merrte nga konfiguracioni artistik?

Për këtë performancë ne kemi krijuar një laborator teatror, që ka lëvizur nga Baseli, Prishtina, Lucern, Durrësi e Tirana. Nga ky kërkim ne kemi evidentuar tre kolona bazë ku mbështetet shfaqja; çështjet e gjinisë dhe gjendja e tyre në shoqëri, temën e emigracionit (Medea ishte një e ardhur në Greqi), si dhe temën e pushtetit (për shkak të secilit Jasoni tradhton Medean). 

Cilët jane artistët që performojnw tek "Medea"?

Në këtë shfaqje performojnë Beatrice Fleischlin dhe Labinot Rexhepi. Ndërsa muzika është realizuar nga Heligonka (Stefan Haas, Jesco Tscholitsch). Shfaqja vjen në tri gjuhë, gjermanisht, anglisht dhe shqip.

duke menduar



Redaskia Online
(U.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘Alma merrte ilaçe, kishin debate me Erdgysin', familjarët e burrit të shokuar: S'e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë! Nuk i ka keqtrajtuar

‘Alma merrte ilaçe, kishin debate me Erdgysin', familjarët e burrit të shokuar: S'e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë! Nuk i ka keqtrajtuar