“Eklipsi unazë” manhit botën
miliona dëshmitarë

“Eklipsi unazë” manhit botën<br />miliona dëshmitarë
TOKIO- I ashtuquajturi “eklipsi unazë” është parë dje nga miliona njerëz në botë duke u shtrirë në gjithë Paqësorin nga Azia në perëndim të SHBA.
Milionë dëshmitarë tregojnë se eklipsi dukej si nje unazë zjarri.
Eklipsi u pa i plotë dhe shumë i qartë në Tokio duke “zbarkuar” më pas në perëndim të SHBA.

Në Japoni miliona vetë shijuan mrekullinë e rralle duke u mbledhur në shkolla, parqe, varka madje dhe në avionë privatë.
Në Tokio u duk sikur po binte “shi drite”.

Në disa shkolla japoneze nxënësit organizuan dhe festime me këtë rast.
Gjigandi elektronik japonez Panasonic dërgoi një ekspeditë në malin Fuji për të xhiruar eklipsin duke përdorur pajisje të fuqishme diellore.
Në Hong Kong banorët nuk ishin shumë me fat. Retë e dendura penguan imazhet e pazakonta.
Eklipsi ishte plotësisht i dukshëm në një rreze bande 300 km të gjerë, në zona të tjera ai u vëzhgua në mënyrë të pjesshme.
(ns/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore

Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore