“Ekonomia” dëgjon kandidatët për
bordin e BSH: Ja kush janë favoritë

“Ekonomia” dëgjon kandidatët për<br />bordin e BSH: Ja kush janë favoritë
TIRANE - Dhjetë kandidatët e vetëofruar për dy vende në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, kanë paraqitur platformat e tyre në Komisionin parlamentar të ekonomisë, duke ju kërkuar edhe votën deputetëve. Njëzëri kandidatët kishin si pjesë kryesore të prezantimit, paanësinë politike të anëtarëve dhe zbatimin e rregullores së brendshme, duke argumentuar se është e dukshme që rregullorja nuk është zbatuar siç duhet. Burime për A1Report, sqarojnë se emrat që janë favorit nisur nga eksperienca, janë katër: Natasha Ahmetaj, Sulo Hadëri, Tonin Kola dhe Arben Malaj. 

“Një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës duhet të këtë një komunikim më të drejtpërdrejtë me analizat që zhvillohen nga departamentet e Bankës së Shqipërisë, së pari. Së dyti duhet të kontrollojë opinionet që BSH u jep institucioneve qeveritare dhe së treti duhet të këtë një komunikim të shëndetshëm me specialistët e BSH që unë e di mirë se aty ka një numër të shkëlqyer specialistësh, mendimi i të cilëve është me vlerë për çdo anëtar të Bordit Mbikëqyrës”, tha Natasha Ahmetaj.

“Supozohet që unë e kam pranuar përgjegjësinë rëndësishme që të veproj për ruajtjen e pavarësisë së BSH. Në pikëpamjen time pavarësia është ndër elementet qendrorë si shtylla kryesore e institucionit të Bankës Qendrore. Që ky institucion të funksionojë me efektivitet dhe të arrijë objektivat e veta. Sot para kësaj audience të nderuar jam siguri se nëse votohem si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës do të jem i pavarur nga ndikimet politike dhe të industrisë. Do të udhëhiqem vetëm nga interesi publik dhe përmbushja e përgjegjësive të legjislativi i ka kërkuar BSH”, tha Sulo Hadëri.

“Me gjithë qëllimet gjithmonë detyrë e BSH ngelet rritja e transparencës si për publikun e gjerë ashtu për subjektet ekonomike por dhe për Qeverinë dhe Kuvendin, me qëllim që të gjithë ta kuptojnë politikën dhe të dimë çfarë vendimesh të marrim. Ka përmirësime, por duhet të bëjmë më shumë”, u shpreh Tonin Kola.

“Nëse do ta fillojmë me sfidat e Bankës Qendrore, e para dhe mbi të gjitha është kthimi i reputacionit publik të këtij institucioni të rëndësishëm të tronditur nga ngjarjet apo skandali i fundit. Cilat mund të jene moment kryesore për ta kthyer këtë kredibilitet, vlerësim për atë pjesë të stafit që është i kualifikuar, i trajnuar dhe vazhdon t'i shërbejë më përkushtim, sfidave që ka Banka Qendrore”, tha Arben Malaj.

Në Këshillin Mbikëqyrës janë 5 vende vakante, por komisioni i Ekonomisë do të vendosë për dy prej tyre. Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, dy prej kandidaturave plotësohen me propozim që vjen nga Kuvendi i Shqipërisë, dy anëtarë të tjerë plotësohen me propozim që vjen nga Qeveria dhe një tjetër propozohet nga Presidenti.

Kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së
1-Natasha Ahmetaj 
2-Saimir Burgaj
3- Sulo Hadëri
4-Fatos Ibrahimi
5-Bledar Isallari
6-Tonin Kola
7-Aurel Laci
8-Arben Malaj
9-Alek Polo
10-Andon Vasili 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare